• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VEPRONI GJITHMONË ME “KOKËN TUAJ”? KUJDES këto ilaçe ju dëmtojnë rëndë shëndetin
Home
Shëndet

VEPRONI GJITHMONË ME “KOKËN TUAJ”? KUJDES këto ilaçe ju dëmtojnë rëndë shëndetin

26 August, 2022 s.autor Shëndet

Njeriu ka tendencën që në disa raste shëndetësore në dukje të lehta, të veprojë me “kokën e vet.”

Keqpërdorimi i internetit për tu vetëdiagnostikuar apo përdorimi i gabuar e pa kriter i disa barnave është në dëm të shëndetit.

Në këtë artikull do të mësoni për gabimet që bëjnë njerëzit në përdorimin e medikamenteve.

Marrja e qetësuesve nëse vuani nga urthi
Njerëzit që vuajnë nga urthi nuk duhet të marrin barna qetësuese siç është valiumi.

Barna të tilla rrisin gjasat e shfaqjes së urthit gjatë natës me 50 përqind

Marrja e aspirinës çdo ditë pa këshillën e mjekut
Disa njerëz nuk duhet të marrin aspirinë çdo ditë pa këshillën e mjekut.

Kjo për arsyen se aspirina mund të shkaktojë gjakderdhje në stomak.

Aspirina rekomandohet për njerëzit që kanë rrezik të lartë të atakut në zemër dhe iktusit.

Heqja dorë nga ilaçet e ankthit krejt papritur
Nëse keni marrë prej shumë kohës medikamente kundër ankthit, nuk rekomandohet që të lini kurën krejt papritur.

Flisni me mjekun që të ulë dozën në mënyrë graduale.

Në të kundërt, mund të përballeni me komplikacione të ndryshme siç janë konvulsionet.

Përdorimi i antibiotikëve të vjetër për një infeksion të ri
Nëse në shtëpi keni antibiotikë të një kure të mëparshme dhe dëshironi t’i përdorni ato për një infeksion të ri, jeni dyfish gabim.

Së pari, përderisa ju kanë mbetur antibiotikë, atëherë nuk e keni përfunduar kurën e parë.

Së dyti, antibiotikët janë shumë specifikë kundër infeksioneve të ndryshme.

Përdorimi i gabuar e përkeqëson situatën.

Kalçiumi me stomak bosh
Në shumicën e suplementëve, kalçiumi është në formën e kripës.

Stomaku ka nevojë për sasi të mëdha të acidit hidroklorik për të shpërbërë kalçiumin, ndaj suplementët duhen marrë gjatë vaktit.

Ushqimi do të nxisë stomakun të prodhojë më shumë nga acidi i nevojshëm.

Vetë-diagonistikimi
Kur vjen puna tek infeksionet, sidomos ato urinare, gratë dhe vajzat bëjnë gabimin që përpiqen të japin një diagnozë të pakëshilluar me mjekun.

Por infeksionet në zonat intime janë të ndryshme dhe një infeksion i thjeshtë në dukje mund të jetë diçka më serioze në të vërtetë.

Përpara se të arrini në konkluzione të gabuara, kujdesuni të flisni me mjekun sa më parë./AgroWeb.org

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOT I KEQ NË ITALI/ Rrufeja vret binesmenin e famshëm të panetoneve
Previous article RAPORTI/ NATO: Rusia tërheq avionët luftarakë nga Ukraina

s.autor

Postime të ngjashme

PAS ILAÇEVE PËR DOBËSIM/ Një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike Shëndet

PAS ILAÇEVE PËR DOBËSIM/ Një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini Shëndet

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini

DIABETI PO BËHET "VRASËSI I HESHTUR"/ Elbasani dhe Vlora me rritjen më të madhe të vdekjeve Shëndet

DIABETI PO BËHET "VRASËSI I HESHTUR"/ Elbasani dhe Vlora me rritjen më të madhe të vdekjeve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT