• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“VENECIA”/ Spiropali: Meta do të lëvizë nga Presidenca! Për negociatat shpresojmë te pesha e Gjermanisë
Home
Intervista

“VENECIA”/ Spiropali: Meta do të lëvizë nga Presidenca! Për negociatat shpresojmë te pesha e Gjermanisë

14 October, 2019 F.autor Breaking News, Intervista, Politikë

Zëdhënësja e qeverisë dhe Ministre e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali e ftuar në studion e emisionit ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ deklaroi se shumica socialiste do të votojë konkluzionet që do të sjellë Komisioni i Posaçëm Hetimor në Kuvend lidhur me nismën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta pas raportit të Komisionit të Venecias që u publikua i plotë ditën e sotme. Për Spiropalin, ‘Venecia’ e thotë qartë se Meta e shkeli Kushtetutën me anulimin e zgjedhjeve dhe se i qëndron firmës që ka hedhur për shkarkimin e kreut të shtetit.

“E kam lexuar nga fillimi në fund raportin, nuk ka asgjë të re nga raporti paraprak. Nuk ka aty as tentativë për vrasje, as në variantin e parë as të dytë, as nuk ka. Komisioni i Venecias është trupë profesioniste, nuk ka lidhje me emocionet dhe shigjetat politike. Por ka dalë me disa konkluzione për zhdekretimin e zgjedhjeve. Edhe ky term shihet me habi duke vendosur në habi seriozitetin e këtij procesi. Komisioni thotë se duke qenë rast i rrallë është e vështirë për të nxjerrë modele për vende të tjera.

Duke mos pasur asnjë kompetencë vendosi të zhdekretojë zgjedhjet. Venecia thotë atë që ne kemi thënë; zgjedhjet duhet të mbaheshin për të ruajtur seriozitetin e shtetit për të mos i dhënë mundësi asnjë opozite që të hedhë në emër shtetin. Venecia thotë në fund, që i gjithë hetimi është sa ligjor aq dhe politik. I takon komisionit hetimor dhe më vonë kuvendit me votë dhe më pas Kushtetueses të vendosë”.

Por cfarë do të bëjë shumica tani? “Shumë e thjeshtë, në rast se presidenti do të ishte i bindur mbi kushtetutshmërinë, atëherë do i bënte ai një kërkesë Venecias. Por jo, atë e bëri Kuvendi, që komisioni hetimor të kishte një raport. Tani komisioni do të peshojë argumentet dhe ta sjellë në Kuvend, ne do të votojmë vendimet e komisionit hetimor. Ne do ta gjykojmë, vlerësojmë dhe gjykojmë. Komisioni hetimor do të dalë me disa konkluzione dhe do ta sjellë në Kuvend dhe ne do ta votojmë” tha ajo.

Ministrja thotë se Ilir Meta kërkon të largohet nga Presidenca. “Presidenti nuk ka asnjë gajle për unitetin kombëtar ka dalë hapur në luftë me një pjesë të politikës, shumicën dhe mbështet opozitën. Fyen shumicën. Atëherë edhe vetë Meta do të lëvizë nga ai pozicion. Unë kam firmosur personalisht për shkarkimin, por ne i besojmë një komisioni që është ngritur. Ne e kemi bërë publik qëndrimin. Ne shpëtuam demokracinë duke zhvilluar ato zgjedhje“.

Për negociatat, Spiropali tha se beson te pesha e Gjermanisë. “Mendojmë se pesha e Gjermanisë do të ndikojë të vendet e tjera për procesin e zgjerimit dhe zhvillimet brenda BE-së. Shpresojmë që qeveria gjermane do të luajë një rol në mbledhjen e këshillit. Holanda nuk ka dhënë një vendim definitiv. Edhe Franca për arsye të vizionit që ka shprehur presidenti Macron kërkon kohë, por nuk është shprehur. Ne shpresojmë që të hapet dera“.

Por a do të ishte dështim nëse negociatat do të hapeshin për Maqedoninë dhe jo për Shqipërinë? “Nuk besoj se do të ndodhë, e para do të ishte e paarsyeshme dhe e dyta do të ishte e padrejtë. Është për të ardhur keq, për të mos thënë për të thënë për të vajtuar kur faktorë të brendshëm shqiptarë minojnë Shqipërinë në cdo hap“.

Ajo akuzoi opozitën për hipokrizi, po ashtu edhe Presidentin Ilir Meta. “E di c’më tha një zyrtar në Bruksel, më tha jam i shokuar se tha ‘vijnë këtu dhe na thonë, djali im, bëri një metaforë, djali im është një trafikant, por ju merreni për dhëndër’. Këtë rrugë e ka ndjekur edhe presidenti, që në një gazetë estoneze tha se kryeministri i vendit nuk e ka qejf demokracinë“.

Spiropali ka akuzuar opozitën dhe Lulzim Bashën për vendosjen në shënjestër të ambasadorit të OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt. Për ministren socialiste, Borchardt u provokua teksa po kalonte rrugën. “Ai ishte në rrugë me gruan e tij. Ai është vendosur në sulmin e paprecedent, të Lulzim Bashës dhe të tjerëve, i kanë shkruar te dera e shtëpisë dhe i kanë shkruar si hebrenjve. E kanë sulmuar dhe lincuar.

Ai ishte i provokuar ty, sikur ishte te shtëpia e tij. Ai ishte duke kaluar si qytetar i lirë në rrugët e Tiranës, asnjë nuk ka të drejtë të të cënojë. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që ndonjë ambasador të lincohet publikisht. Ky ambasador ua di shumë mirë hiletë të gjithëve. Ky është turp i madh dhe të mos guxojnë më këta që të sulmojnë ambasadorë. Nuk janë këta arsyet e humbjes së tyre, por kjo logjikë“.

Duke u ndalur te reforma zgjedhore, Spiropali theksoi se në një moment të dytë janë të hapur të diskutojnë ndryshimin e sistemit, por më parë të miratohen rekomandimet e OSBE-së, pra e ndarë në dy faza. “Është një diskutim për një moment të mëvoneshëm sistemi. Pasi të miratohen rekomandimet e OSBE-së jemi gati të ulemi për të diskutuar me këdo“. Në fund, ministrja kishte një ‘thumb’ edhe për opozitën lidhur me protestat. “Protestat nuk i organizon dot se i kanë ikur bashkitë“.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAS NË PRISHTINË/ Tifozët e Malit të Zi përleshen me ata të Kosovës (VIDEO)
Previous article E PABESUESHME/ Këto janë dy motrat që ngjajnë si dy pika uji me Kardashianët

F.autor

Postime të ngjashme

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria Politikë

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT