Socialistet e refuzuan sot kërkesën e opozitës që ndryshimi i Kushtetutës për vettingun e politikës të bëhej brenda javës tjetër. Për më tepër mazhoranca vendosi që nismën e Partisë Demokratike ta dërgojë më parë për mendim në Komisionin e Venecias.
Nisma Kushtetuese për vettingun e politikanëve duhet të presë dhjetorin për të kaluar në seancë plenare, pasi mazhoranca e rrëzoi propozimin e opozitës për të shqyrtuar amendamentin për ndryshimin e ligjit themeltar të shtetit me procedurë të përshpejtuar.
Shumica parlamentare vendosi gjithashtu ta dërgonte për mendim nismën e pakicës parlamentare në Komisionin e Venecias. Demokratët refuzuan dhe e cilësuan si tentativë për ta futur në “kalenda greke” propozimin e tyre.
Ironike sepse kur u miratua reforma në drejtësi PD këmbëngulte me force që vetingu në drejtësi ti shkonte Venecias për rishqyrtim ndërsa sot kërkon që brenda një jave ta hedhin ne votim në parlament.
Pas ligjit të vetingut të gjyqtarëve i cili nuk gjeti zgjidhje nga pala politike u dërgua në Venecia për rishqyrtim dhe dhënien e vendimit final.
Fjala e Bashes:
/AlpeNews.al



