• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“VENECIA”: Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencë për të shqyrtuar zgjedhjet e 30 Qershorit
Home
Politikë

“VENECIA”: Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencë për të shqyrtuar zgjedhjet e 30 Qershorit

14 October, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

Më 9 qershor të këtij viti, pas 9 orësh seancë në lidhje me legjitimitetin e zgjedhjeve vendore të 2019, Gjykata Kushtetuese vendosi të pezullojë gjykimin për këtë çështje dhe t’i drejtohet Komisionit të Venecias për një opinion, ku pyetja kryesore ishte nëse e ka kompetencën e vlefshmërisë së procesit zgjedhor apo jo. Më 1 tetor Komisioni i Venecias ka përgatitur një draft, ku në thelb nënvizon se Kushtetuesja nuk e ka këtë kompetencë.

Komisioni i Venecias është i mendimit se këshilltarët dhe kryetarët e bashkive janë “funksionarë të organeve të parashikuara në Kushtetutë” në kuptimin e nenit 131 (1) e) të Kushtetutës. Megjithatë, kompetenca e Gjykatës Kushtetuese nuk përfshin shqyrtimin e vlefshmërisë së zgjedhjeve vendore. Kjo nuk e pengon Gjykatën Kushtetuese të ushtrojë kontrollin e saj mbi legjislacionin zgjedhor.

Kjo ishte me pak fjalë përgjigja e pyetjes së parë të Gjykatës Kushtetuese nëse “A mund të interpretohet neni 131, pika 1, shkronja “e”, i Kushtetutës se Gjykata Kushtetuese ka juridiksion për të vlerësuar kushtetutshmërinë e procesit zgjedhor?”.

‘Venecia’ thotë se Gjykata Kushtetuese mund ta konsiderojë shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019 për në shtator nga Meta si antikushtetuese.

Sa i përket shqetësimit tjetër nëse “parimi i periodicitetit të zhvillimit të zgjedhjeve vendore dhe ai i pluralizmit politik janë parashikuar si parime themelore kushtetuese, cili do të ishte raporti mes tyre në një situatë ku rrezikohet cenimi i secilit parim? Cili parim do të prevalonte mbi tjetrin?”, Komisioni i Venecias thotë se këto dy parime nuk kanë gjasa të konfliktohen në vetvete njëra me tjetrën, pasi ato shprehen në lloje shumë të ndryshme rregullash.

“Pluralizmi mund të jetë një qëllim legjitim për të ndërhyrë në periodicitet, por që ai synim të mbizotërojë, ndërhyrja duhet të ketë bazë ligjore dhe të jetë proporcionale.  Parlamenti ka një marzh të gjerë vlerësimi për të vendosur për sigurimin e një baze ligjore për shtyrjen e zgjedhjeve;  në mungesë të një baze të tillë, Gjykata Kushtetuese mund ta konsiderojë shtyrjen si antikushtetues”, thuhet në draft opinion.

Në fund Komisioni i Venecia ka edhe një mesazh për palët politike dhe institucionet shtetërore.

“Mbetet bashkë-përgjegjësi e autoriteteve publike dhe e gjithë spektrit politik për të rikthyer besimin në institucionet shqiptare dhe në proceset zgjedhore. Kjo nënkupton përgjegjësinë e të gjithë këtyre palëve të interesuara për të promovuar dialogun politik midis të gjitha forcave politike, si dhe midis institucioneve kombëtare, siç është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndër të tjera. Kjo nënkupton gjithashtu rivendosjen e një zgjedhjeje kuptimplote për votuesit. Të gjithë këta elementë janë parakushte esenciale, por jo ekskluzive, për zgjedhjet demokratike”, nënvizon ‘Venecia’.

Nesër sipas agjendës së shpallur nga vetë Komisioni i Venecias në ëebsite e saj, do të diskutohet dhe miratimi i opinionit amicus curiae ne lidhje me kompetencat e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë për të shqyrtuar procesin zgjedhor të mbajtur në Shqipëri për organet bashkiake më 30 qershor 2019.

Zgjedhjet e 30 qershorit 2019 është një çështje që pritet të marrë vëmendjen e anëtarëve të Kushtetueses pasi opozita i cilësoi si antikushtetuese. Ka qenë kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi e cila korrikun e kaluar ka paraqitur një kërkesë në Kushtetuese dhe kërkon verifikimin e regjistrimit në këto zgjedhje të partisë së re, Bindja Demokratike. Një çështje e nxehtë është edhe prishja e Teatrit Kombëtar.

Ankimimi në Kushtetuese u propozua edhe nga SHBA, në raportin e paraqitur një ditë pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Teksa e quajti të rregullt procesin zgjedhor, SHBA theksoi qartë dhe prerë se ata që ata që dëshirojnë të sfidojnë rezultatin e zgjedhjeve duhet të presin Gjykatën Kushtetuese.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MURINJO RIGJEN JUVENTUSIN/ Nga “Zero Tituli” tek akuzat arbitrale, Zhoze ndez gjithmonë “xixa”
Previous article MARATONA E TIRANËS/ E diela pa makina. Ja rrugët ku kufizohet qarkullimi

s.autor

Postime të ngjashme

SHKELJE E BARAZISË NË TENDERA/ SPAK dërgon për gjykim Erion Isain dhe 15 të tjerë për prokurimet publike të rrugëve Aktualitet

SHKELJE E BARAZISË NË TENDERA/ SPAK dërgon për gjykim Erion Isain dhe 15 të tjerë për prokurimet publike të rrugëve

DITA E 20 E PROTESTËS NË TIRANË/ Mijëra qytetarë para Kryeministrisë, nis protesta masive Aktualitet

DITA E 20 E PROTESTËS NË TIRANË/ Mijëra qytetarë para Kryeministrisë, nis protesta masive

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT