• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Vendimi i Trump për marrëveshjen bërthamore sjell reagime globale: Kërcënohet siguria e Amerikës
Home
Botë

Vendimi i Trump për marrëveshjen bërthamore sjell reagime globale: Kërcënohet siguria e Amerikës

14 October, 2017 K.editor Botë, Breaking News

Presidenti Donald Trump ka njoftuar se nuk po çertifikon respektimin nga ana e Iranit të marrëveshjes dy vjeçare bërthamore me fuqitë ndërkombëtare.

Administrata ka njoftuar gjithashtu edhe planet për vënien e sanksioneve ndaj Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit.

Siç na njeh edhe materiali në vazhdim, Presidenti Trump, nuk ka bërë thirrje për hedhjen poshtë të marrëveshjes bërthamore me Iranin.

Duke folur nga dhoma diplomatike e Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Trump zgjodhi fjalë të ashpra kundër Teheranit, ndërsa bëri të njohur një strategji më të rreptë, duke e quajtur atë vend sponsorizues të terrorizmit dhe agresionit në Lindjen e Mesme dhe në botë.

“Po njoftoj strategjinë tonë së bashku me disa hapa të rëndësishëm që po ndërmarrim për të ballafaquar veprimet armiqësore të regjimit iranian dhe për të siguruar që Irani kurrë të mos sigurojë armë bërthamore.”

Arsyetime intensive nga aleatët amerikanë dhe disa individë në administratën aktuale e bindën presidentin që të mos shkonte deri në atë pikë që të hidhte poshtë marrëveshjen, që vlerësohet nga mbështetësit e saj me ndalimin e zhvillimit të armëve bërthamore të Iranit. Federica Mogherini është shefe e politikës së jashtëme të Bashkimit Evropian.

“Komuniteti ndërkombëtar dhe veçanërisht Evropa nuk mund të ‘lejoj’ çmontimin e një marrëveshje që po funksionin dhe jep rezultat – kryesisht tani. Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore ka verifikuar tetë herë se Irani po zbaton të gjitha angazhimet bërthamore në përthputhje me sistemin e rreptë të monitorimit. Nuk ka patur shkelje të asnjë angazhimi të përfshirë në marrëveshje.”

Duket se për momentin asgjë nuk do të ndryshojë, thotë Gary Samore me Universitetin Harvard.

“Është kryesisht një teatër politik. Presidenti Trump denoncon marrëveshjen me Iranin, të cilën e ka kritikuar ashpër, por në të njëjtën kohë Uashingtoni do të vazhdojë të veprojë në përputhje me marrëveshjen duke përmendur sanksionet. Për tani asgjë nuk ndryshon.”

Pa çertifikim, Kongresi ka disa alternativa, përfshi rivendosjen e sanksioneve ndaj Iranit apo të mos bëjë asgjë sipas legjislacionit në fjalë.

Udhëheqja demokratike po e bën të qartë se beson se Irani vazhdon të respektojë marrëveshjen.

“Refuzimi i Presidentit Trump për të çertifikuar marrëveshjen është një gabim i rëndë që kërcënon sigurinë e Amerikës dhe kredibilitetin tonë në një kohë shumë kritike”, u shpreh udhëheqësja e pakicës demokrate në Kongres, Nancy Pelosi.

Irani po shpreh pakënaqësi me qendrimin më agresiv të Presidentit Trump ndaj Teheranit, duke e quajtur të pabazë kritikën e presidentit ndaj marrëveshjes dhe shtuar se marrëveshja shumëpalëshe nuk mund të revokohet vetëm nga një shtet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Arrestohet shqiptari i famshëm, mediat e huaja e quanin “sulltani i prostitutave”
Previous article Ekstradohet në Shqipëri atentatori i Çapjave, ADN-ja në rroba nxorri zbuluar

K.editor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT