• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VENDIMI/ Si do përdoren gjuhët në zonat minoritare. Do ndryshojnë edhe tabelat e rrugëve
Home
Politikë

VENDIMI/ Si do përdoren gjuhët në zonat minoritare. Do ndryshojnë edhe tabelat e rrugëve

24 June, 2020 s.autor Politikë

Qeveria shqiptare ka hedhur për konsultim publik një projektvendim për përdorimin e gjuhës në zonat ku banojnë pakica kombëtare.

Projektvendimi me titull “Mënyrën e përdorimit të gjuhës së pakicave kombëtare në marrëdhëniet ndërmjet personave që i përkasin pakicave kombëtare dhe organeve të vetëqeverisjes vendore” vendoset kriteri prej 20 % të popullsisë së një njësie administrative për t’iu dhënë atyre mundësinë e përdorimit të gjuhës së tyre, krahas gjuhës shqipe.

Në nenin një të kësaj nisme ligjore thuhet se mjafton që në një njësi administrative të ketë 20 % të popullsisë së saj të një pakice kombëtare dhe kështu do të gëzojnë të drejtën që të mund të përdorin gjuhën e tyre në marrëdhëniet mes tyre, çka nënkupton tabelat e rrugëve, por jo vetëm.

“Njësia bazë e vetëqeverisjes vendore, në të cilën personat që i përkasin një pakice kombëtare banojnë tradicionalisht ose përbëjnë mbi 20 për qind të numrit të përgjithshëm të popullsisë brenda territorit të saj, krijon kushtet për përdorimin e gjuhës së pakicës në marrëdhëniet ndërmjet tyre dhe personave që i përkasin pakicës, bazuar në kërkesën e tyre”, citohet në nenin 1 të projektvendimit. Ndërsa në nenin dy të këtij projektvendimi thuhet se do të duhen vetëm firmat e 1 % të pakicës kombëtare për t’i dërguar një kërkesë këshillit bashkiak që ka brenda territorit të saj njësinë administrative nga ku vjen kërkesa.

“Kërkesa bëhet me shkrim nga jo më pak se një për qind e personave që i përkasin një pakice kombëtare dhe i drejtohet njësisë bazë të vetëqeverisjes vendore, në territorin e të cilës banojnë këta persona, ku përcaktohet qartë qëllimi i saj dhe caktohet përfaqësuesi apo përfaqësuesit e autorizuar për të komunikuar me organet bazë të njësive të vetëqeverisjes vendore, deri në marrjen e vendimit nga këshilli bashkiak”, thuhet në nenin dy të nismës ligjore.

Më pas, procedura që vijon pas letrës me shkrim shkon në Këshillin Bashkiak, ku do të jenë këshilltarët lokal të cilët do të kenë në dorë nëse kjo kërkesë do të aprovohet apo refuzohet. Në relacionin që shoqëron këtë projektvendim thuhet se propozimi i tij dhe më tej zbatimi lidhet me nevojat ekzistuese për kërkesë dhe akses në zonat gjeografike ku ka banim domethënës ose tradicional të personave që u përkasin pakicave kombëtare, duke marrë parasysh situatën specifike vendore.

Nevoja e personave që u përkasin pakicave kombëtare për përdorimin e gjuhës së pakicës nuk nënkupton paaftësinë e këtyre personave të flasin gjuhën zyrtare të vendit tonë dhe varësinë e tyre te shërbimet në gjuhën e pakicës, por ka si qëllim krijimin e mundësive për ruajtjen e gjuhës.

NENET KRYESORE TË PROJEKTVENDIMIT

Neni 1

Njësia bazë e vetëqeverisjes vendore, në të cilën personat që i përkasin një pakice kombëtare banojnë tradicionalisht ose përbëjnë mbi 20 për qind të numrit të përgjithshëm të popullsisë brenda territorit të saj, krijon kushtet për përdorimin e gjuhës së pakicës në marrëdhëniet ndërmjet tyre dhe personave që i përkasin pakicës, bazuar në kërkesën e tyre.

Neni 2

Kërkesa bëhet me shkrim nga jo më pak se një për qind e personave që i përkasin një pakice kombëtare dhe i drejtohet njësisë bazë të vetëqeverisjes vendore, në territorin e të cilës banojnë këta persona, ku përcaktohet qartë qëllimi i saj dhe caktohet përfaqësuesi apo përfaqësuesit e autorizuar për të komunikuar me organet bazë të njësive të vetëqeverisjes vendore, deri në marrjen e vendimit nga këshilli bashkiak.

Neni 4

Në bazë të kërkesës së paraqitur, kryetari i bashkisë kërkon thirrjen e mbledhjes së këshillit bashkiak dhe merr masa për përgatitjen e materialeve për shqyrtim në mbledhje, bazuar mbi këtë kërkesë. Nëse vlerësohet e nevojshme për shqyrtimin e kërkesës, mund të zhvillohet një seancë dëgjimore me kërkuesit apo personin e autorizuar prej tyre. Kërkuesit njoftohen për mbledhjen e këshillit bashkiak në përputhje me parashikimet e nenit 17, të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar.

Neni 8

Në rastet kur ka një kërkesë të mjaftueshme nga persona që i përkasin një pakice kombëtare, pranë organeve të njësive të vetëqeverisjes vendore, me një popullsi ku mbi 20 për qind e banorëve i përkasin pakicës, këshilli bashkiak, në përputhje me shkronjën “ll”, të nenit 54, të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar, vendos për emërtimin e njësisë administrative, rrugëve, shesheve, territoreve, krahas gjuhës shqipe edhe në gjuhën e pakicës kombëtare. Në këtë rast, kërkesa paraqitet dhe shqyrtohet nga organet përgjegjëse të njësive të vetëqeverisjes vendore, sipas parashikimit të bërë në pikat 2-5, të këtij vendimi.

SI SHKAKTUAN DEBAT TABELAT NË GREQISHT NË FINIQ

Pak më shumë se një vit më parë disa tabela në Bashkinë Finiq u bënë temë për debat kombëtar në vend. Tabelat në rrugë ishin vendosur në formën ku sipër shkruhej në gjuhën greke, që flitet nga pakica kombëtare në këtë Bashki, dhe poshtë shkruhej në shqip.

Ky gjest solli reagime të ashpra nga disa intelektualë dhe shoqata patriotike. Gjithashtu, Kryeministri Rama dhe politikanë nga të gjitha krahët e politikës reaguan për këtë akt, që çoi më pas në heqjen e atyre tabelave.

Por duhet theksuar se nëse projektvendimi i firmosur nga ministri Lleshaj kalon në Kuvend dhe më pas hyn në fuqi, ato tabela që u vendosën një vit më parë dhe që u cilësuan të paligjshme do të duhet të rivendosen edhe njëherë si në fillim, me gjuhën greke sipër dhe gjuhën shqipe poshtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUNON ZHIGOLO NË ITALI/ Rrëfimi i pazakontë i shqiptarit: Marr 5000 euro për një natë pa u lodhur, kam kliente nga bota e spektaklit që duan të kalojnë natën me mua
Previous article DREJTUES I BANDËS KRIMINALE/ Kush është “Tur Labi”, të cilit OFL i dërgoi formularin

s.autor

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate Politikë

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë Politikë

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz Breaking News

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT