• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VENDIMI/ Shqipëria merr kryesimin e OSBE, ja çfarë thotë Bushati
Home
Politikë

VENDIMI/ Shqipëria merr kryesimin e OSBE, ja çfarë thotë Bushati

7 December, 2018 Isa.Autor Politikë

Shqipëria ka marrë sot kryesimin e OSBE. Vendi ynë ka marrë mbështetjen unanime të vendeve anëtare të OSBE-së për kandidaturën e saj për të drejtuar këtë organizatë të rëndësishme në vitin 2020. Vendimi u zyrtarizua sot gjatë Takimit të 25-të të Këshillit Ministror të OSBE-së në Milano. Lajmi është bërë i ditur nga ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati. Ky i fundit shkruan se kryesia e OSBE për Shqipërinë është deri në vitin 2020.

Që nga 1 janari i vitit të ardhshëm Shqipëria do të bëhet pjesë e Trojkës së kryesisë së OSBE-së, bashkë me Sllovakinë, e cila merr kryesinë në vitin 2019 dhe Italinë, që po mbyll kryesinë e saj. Në këtë kuadër, Bushati shprehu angazhimin e vendit në forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë dhe në atë të OSBE-së në tërësi.

“Hapësira e OSBE-së shtrihet nga Vankuveri në Vladivostok, e për pasojë do të testohen jo vetëm kapacitetet politike dhe diplomatike të vendit tonë gjatë ushtrimit të përgjegjësive në Trojkë dhe në drejtimin e OSBE-së, por njëkohësisht dhe aftësitë tona për të ndërvepruar me të gjitha vendet anëtare të kësaj organizate të madhe, me vendet partnere, me institucionet autonome që veprojnë brenda arkitekturës institucionale të OSBE-së, të cilat në një mënyrë a një tjetër kanë një impakt pozitiv në këtë hapësirë”, -u shpreh ministri Bushati.

Bushati tha se angazhimet e Shqipërisë do të fillojnë kryesisht në Ballkan, duke ushtruar përgjegjësi si vend pjesëtar i Trojkës: “Ky është një vendim i madh për Shqipërinë, është një fitore për politikën tonë të jashtme, për kursin tonë konstruktiv në Ballkanin Perëndimor, në Mesdhe”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUPA E ITALISË/ KALENDARI: ”Autostradë” për JUVEN, MAKTH për MILANIN e INTERIN
Previous article NJËRA TRANPORTONTE TJETRA KONTROLLONTE/ Tre të rinjtë e pësojnë kur...

Isa.Autor

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate Politikë

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë Politikë

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz Breaking News

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT