• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
VENDIMI/ Rikthehen kazinotë, qeveria cakton zonat dhe kriteret për hapjen e tyre
Home
Ekonomi

VENDIMI/ Rikthehen kazinotë, qeveria cakton zonat dhe kriteret për hapjen e tyre

9 September, 2020 F.autor Ekonomi

Pas një periudhe pothuajse 2-vjeçare, tashmë pritet rikthimi i aktivitetit të kazinove.

Qeveria së fundmi ka miratuar vendimin për përcaktimin e kritereve dhe zonave se ku do të lejohet aktiviteti i kazionove në kryeqytet, pas ligjit qe miratoi për mbylljen e tyre në Dhjetor të 2018-ës dhe lejimit vetëm në hotele me 5 yje.

Në vendimin e publikuar në Fletoren Zyrtare përcaktohet se kazinotë do të mund të përqendrohen më konkretisht nga rruga e Barrikadave tek Urani Pano Rruga: “Dedë Gjon Luli”; Rruga: “Ibrahim Rrugova”; Bulevardi: “Zhan D’Ark”, Rruga: “Xhorxh W. Bush”.

Një licencë për “Kaziono” do të kushtojë 1 miliardë lekë ku përfshihet e drejta vetëm për një sallë dhe gara për dhënien e ushtrimit të licencës do të shpallet nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.

Referuar vendimit, subjektet duhet të kenë një kapital prej 1.2 miliardë lekësh, ndërsa do të kenë detyrim që të tregojnë burimin e të ardhurave për objektin e aktivitetit të lojërave të fatit.

Kriteret po ashtu përfshijnë transparencën e subjekteve në rastin e aksionerëve kur janë më shumë se një dhe detyrimin e tyre për të njoftuar Autoritetin e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit në rast të transferimit të licencës.

Subjekte duhet të instalojnë sistemin e tyre të monitorimit online i cili do të lidhet më pas me atë të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, ndërsa duhet të regjistrojnë të gjithë lojtarët ku të dhënat e tyre do të ruhen për një periudhë 3-vjeçare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REZULTATET E PARA DOLËN POZITIVE/ BE rezervon 200 milionë doza të vaksinës antiCOVID-19 nga “Biontech/Pfizer”
Previous article COVID-19/ Pëllumb Pipero bën parashikimin sa do të zgjasë pandemia

F.autor

Postime të ngjashme

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

SHPËRBLIMI I PENSIONISTËVE/ Qeveria zbardh listën: Ja 11 kategoritë që marrin bonusin në korrik Ekonomi

SHPËRBLIMI I PENSIONISTËVE/ Qeveria zbardh listën: Ja 11 kategoritë që marrin bonusin në korrik

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025 Ekonomi

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT