• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VENDIMI: Qytetarët nuk do të paguajnë më për rrymën e shpenzuar në veri
Home
Rajon

VENDIMI: Qytetarët nuk do të paguajnë më për rrymën e shpenzuar në veri

4 November, 2017 Klea.XH Rajon

Përfundimisht është pezulluar vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, i cili i detyronte qytetarët e Kosovës që nëpërmjet faturave të energjisë të paguajnë për rrymën që nuk e shpenzojnë vetë, por që shpenzohet në veri të vendit.

Këtë vendim e ka marrë edhe Gjykata e Apelit pas asaj të themelores, pas ankesës së bërë nga Avokati i Popullit. Ky i fundit thotë se më vendim gjyqësor i jepet fund diskriminimit dhe dëmeve që u janë shkaktuar qytetarëve nga ZRRE’ja.

“Shkalla e parë ka vendos pro kërkesës sonë, edhe ndërkohë është dhënë mundësi palës tjetër që të bën ankesë në gjykatën e apelit. Para disa ditësh përfundimisht edhe gjykata e Apelit e ka miratuar kërkesën tonë prapë edhe me fjalë tjera është pezulluar ekzekutimi i këtij vendimi”, deklaroi për televizionin publik Ilmi Jashari, Avokat i Popullit.

Por, zëdhënësja e zyrës së Rregullatorit, Adelina Murtezaj, nëpërmjet telefonit tha se në mungesë të bordit funksional, nuk mund të ketë zbatim të vendimit gjyqësor, që pezullon vendimi e ZRRE’së.

Për avokatin e popullit, ky qëndrim i Zyrës së Rregullatorit është absurd, dhe prokuroria e shtetit duhet të merret me këtë çështje nëse nuk zbatohet vendimi i Gjykatave

“Ajo çka na brengos ka qenë vlerësimi që gjoja se ZRRE së në mungesë të bordit nuk mund të marrin një vendim, për mua kjo ka qenë absurde se sistemi gjyqësor i merr vendimet dhe janë të plotfuqishme dhe nuk varen nga bordi apo jo, sepse bordi nuk është i autorizuar për të vlerësoj vendimin gjyqësor. Ata duhet ta zbatojnë si të tillë. Duhet ta zbatoj zyra ligjore, duhet ta vë menjëherë në zbatim…Mendoj që Prokuroria do të ketë shumë punë nëse ky vendim nuk zbatohet, presim tash të shohim se cilët janë hapat që kjo zyre do të merr edhe do të ketë një njoftim zyrtar nga vet gjykata”, deklaroi Jashari.

Sipas Avokatit të Popullit, qytetarët kanë paguar rreth 8 milionë euro në vit për rrymën e shpenzuar në veri, që i bie se nga viti 2012 kur është marrë vendimi nga ZRRE, qytetarët kanë paguar rreth 40 milionë euro për rrymën të cilën fare nuk e kanë shpenzuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ja çfarë librash sugjeron bilioneri Bill Gates
Previous article Habit Panucci/ Premtoi ekip sulmues, por për Turqinë merr vetëm Sadikun

Klea.XH

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT