• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VENDIMI/ Psikologët do të TRANSFEROHEN drejt QSUT-së. Ja NDRYSHIMET e reja në strukturë
Home
Sociale

VENDIMI/ Psikologët do të TRANSFEROHEN drejt QSUT-së. Ja NDRYSHIMET e reja në strukturë

12 July, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka gjetur rrugën për t’i vënë në punë psikologët e punësuar pranë shërbimeve të ndryshme.

Si?! Duke u ndërruar vendet. Psikologun e pediatrisë e çon te një shërbim për adultë, atë të psikiatrisë te Urgjenca e me radhë. Bëhet fjalë për gati gjysmën e psikologëve, rreth 13 të tillë, të cilëve u ka ndërruar vendet e punës, me efekte të ndjeshme në pagë e pozicion. Kjo ka ngjallur jo pak pakënaqësi në radhët e tyre, veçanërisht tek ata që kryejnë shërbime për pacientë me nevoja specifike e që kanë hedhur bazat e punës, duke krijuar mjetet e para psikodiagnostike. Por jo vetëm kaq.

Një valë e dytë vendndërrimesh është lajmëruar në muajin shtator, ndërsa ata që kanë mbetur po presin në ankth vendin e ri ku do transferohen. Pasi kanë shfrytëzuar të gjitha format, që nga letrat e argumentuara në drejtori, ankesat tek Urdhri i Psikologut, disa prej tyre duket se kanë kthyer sytë nga rruga ligjore.

VENDIMI

Të premten e datës 24 maj, specialistët e shëndetit mendor u njohën me vendimin e formës së prerë për t’u transferuar në një tjetër shërbim, po brenda QSUT-së. Dhe kjo duhet të ndodhte ditën tjetër të punës, të hënën. E gjitha kjo në formë arbitrare, pa u konsultuar më parë as me ta apo shefat e shërbimeve.

Në shkresën e drejtorisë nuk thuhet përse-ja, ndërsa burime brenda QSUT-së pohojnë se motivacioni i kësaj “shkartisjeje” është “në dobi të performancës së punës”, por pa specifikuar nëse ka diçka që nuk shkon që duhej përmirësuar dhe për më tepër mënyrën se si. Më të prekurit nga kjo situatë janë shërbime të veçanta si psikologu i pediatrisë, psikiatrisë, toksikologjisë, neurologjisë dhe neurokirurgjisë. Që kur janë punësuar, ata kanë patur objektivat e qarta duke kërkuar shërbimin përkatës ku kanë qenë të specializuar. Kështu, nga zyrat e tyre, ata transferoen në pavijone aty ku shërbejnë mjekë e infermierë. Praktikisht, ata rrinë në një stol ngjitur me policin e spitalit, ndërsa më parë detyroheshin të ndanin zyrat me kordinatorë e administratorë, pasi jo të gjithë kanë një ambient ku të presin e trajtojnë pacientët.

Fakt është që disa prej psikologëve kanë ndërmarrë kualifikime individuale me kosto të lartë, që tashmë nuk iu vlejnë më. Që prej datës kur ka ardhur shkresa e deri më sot, ata që vazhdojnë punën vëzhgohen e monitorohen disa herë në ditë nga burimet njerëzore, të cilët dalin në terren specifikisht për ta. Kjo, jo vetëm që nuk rrit cilësinë e punës, por ka krijuar një presion dhe diskriminim tek ata specialistë, të cilët kanë thuajse një dekadë shërbim në QSUT.

Pakënaqësitë e psikologëve nuk janë vetëm për këtë periudhë. Gjatë pesë viteve të fundit ka patur keqtrajtim dhe keqpërdorim të figurës së psikologut, pasi janë përdorur për të dërguar kartolina mjekëve, për të mbjellë fidanë, si recepsionistë në urgjencë apo çdo lloj nevoje tjetër spitalore. Duke mos ditur se si t’i mobilizojë në punë, drejtoria duket se u ka gjetur diçka me se të merren.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SITA" E VETINGUT/ Pasuritë e pajustifikuara dhe dënimi i nipit si “sekser” rrezikojnë Gani Dizdarin
Previous article Edit Mihali tregon historinë e jetës: 17 vjet të martuar, por jetuan në shtëpi të ndara...

g.autor

Postime të ngjashme

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3 Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve Aktualitet

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT