• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VENDIMI PËR BALLUKUN/ Meksi: Kur gjykata zgjedh barazimin, alarm serioz për reformën në drejtësi
Home
Nderkombetare

VENDIMI PËR BALLUKUN/ Meksi: Kur gjykata zgjedh barazimin, alarm serioz për reformën në drejtësi

8 February, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Ish-deputetja socialiste Ermelinda Meksi ka analizuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që dha rezultatin 4-4, duke sjellë si pasojë pezullimin e Belinda Ballukut si zv.kryeministre.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Meksi e sheh vendimin e Kushtetueses jo si rastësi, ku sipas saj ai tregon ekuilibër frike nga gjyqtarë që luajtën si aktorë racionalë dhe jo si gjykatë.

Meksi thekson që kur një gjykatë zgjedh barazimin ose mosvendimin ky është alarm serioz dhe ekzistencial për reformën në drejtësi.

“Jo vetëm si statisticiene, probabilitetin e rezultatit 4–4 nga Gjykata Kushtetuese e konsideroja të lartë.  Kjo sepse ky është rezultati më i pritshëm kur kostoja e çdo alternative tjetër është më e lartë se kostoja e mosvendimit. Pra rezultati 4–4 nuk është rastësi, por ekuilibër frike nga gjyqtarë që menduan/ luajtën si aktorë racionalë. jo si gjykatë. Një sistem që e prodhon mosvendim si strategji optimale është një sistem i komprometuar, me rrezikikun që në të ardhmen:

Çdo çështje me ngarkesë politike të përfundojë në mosvendim, Jurisprudenca të ndërtohet mbi heshtje, jo norma, Gjykata të përdoret si valvul presioni, jo si standard kushtetues. Kur një gjykatë zgjedh barazimin/ mosvendimin ky është alarm serioz ekzistencial për reformën në drejtësi”, shkruan Meksi në një postim në rrjetet sociale”.

Sipas Meksit, koston e mosvendimit e paguan sistemi, ndërkohë Kushtetuta mbetet pa interpretim autoritar dhe konflikti shtyhet.

“Pasi koston e mosvendimit nuk e paguan: as gjyqtari i cili nuk ndëshkohet, nuk humb mandatin, nuk penalizohet, as Gjykata si institucion ku vendimi 4–4 quhet “proceduralisht korrekt” as  palët politike ku secila e lexon si fitore ose si shmangie të humbjes. Koston e mosvendimit e paguan sistemi: Kushtetuta mbetet pa interpretim autoritar, konflikti shtyhet , riciklohet, precedenti krijon normën e heshtjes, kurse publiku mëson se barazimi është rrugë e sigurt.

Përfundimi: Mosvendimi është strategji pa çmim individual, por me kosto kolektive të padukshme: ai çon në erozionin e autoritetit kushtetues dhe besimin e publikut. Prandaj për të evituar këtë kosto duhet një mekanizëm korrektues efektiv që ta bëjë mosvendimin të kushtueshëm individualisht dhe institucionalisht, në mënyrë që Gjykata të prodhojë një rezultat material, edhe kur është e ndarë. Që publiku të kuptoj më mirë integritetin e çdo rezultati , gjyqtari duhet të shpjegojë publikisht arsyet pse votoi pro ose kundër’, vijon postimin e saj Meksi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA DURRËSI NË SPANJË/ Vihet në pranga shqiptari i shpallur në kërkim prej më shumë se 20 vitesh
Previous article "LUMI I SHALËS SI TAJLANDA"/ “Reise Reporter” e konsideron si një perlë natyrore europiane

s.autor

Postime të ngjashme

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT