• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“LUMI I SHALËS SI TAJLANDA”/  “Reise Reporter” e konsideron si një perlë natyrore europiane
Home
Sociale

“LUMI I SHALËS SI TAJLANDA”/ “Reise Reporter” e konsideron si një perlë natyrore europiane

8 February, 2026 s.autor Aktualitet, Sociale

“Ujëra të kristalta, shkëmbinj të thepisur, natyrë e paprekur: ajo që ju pret në veri të Shqipërisë në lumin e Shalës mund të konkurrojë edhe me Tajlandën”.

Kështu nis artikulli i një nga agjencitë gjermane të udhëtimeve, “Reise Reporter”, për një nga atraksionet turistike të vendit tonë, siç është Lumi i Shalës.

“Reise Reporter” e konsideron Shalën një perlë natyrore evropiane dhe një lumë i pastër që rrjedh në formë gjarperuese përmes natyrës së paprekur. Ky vend natyror në Alpet Shqiptare është aq piktoresk saqë e meriton edhe krahasimin me Tajlandën.

Sipas agjencisë gjermane, Lumi i Shalës është një mjedis idilik, duke krijuar një adrenalinë për të gjithë ata që kërkojnë aventurat dhe janë dashamirës të natyrës. Për të shijuar lumin unik shqiptar dhe formacionet mbresëlënëse shkëmbore përgjatë tij, ka struktura akomoduese të vogla në formë bujtinash, të cilat ofrojnë dhoma të thjeshta gjatë sezonit të verës dhe duhet të rezervohen paraprakisht.

“Reise Reporter” shkruan se për të lëvizur rreth lumit dhe për të eksploruar grykat, ujëvarat dhe burimet natyrore përgjatë tij, ka ture me kajak ose varka për të gjithë vizitorët.

Ndër të tjera, agjencia gjermane e udhëtimeve sugjeron për vizitorët se koha më e mirë për të vizituar lumin e Shalës me sa më pak turma turistësh janë muajt maj, qershor dhe shtator. Ndërsa në korrik dhe gusht, përveç temperaturave shumë të larta, ka shumë vizitorë.

Gjermanja “Reise Reporter” e mbyll artikullin duke treguar edhe mënyrën se si mund të udhëtohet drejt lumit idilik, nëpërmjet varkave ose motoskafeve në liqenin e Komanit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VENDIMI PËR BALLUKUN/ Meksi: Kur gjykata zgjedh barazimin, alarm serioz për reformën në drejtësi
Previous article DREJTONTE AUTOMJETIN I DEHUR/ Arrestohet kryeinspektori i shërbimit zjarrfikës në Elbasan

s.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË NDODHI? Anulohen fluturimet drejt Katanias, shkak bëhet... Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Anulohen fluturimet drejt Katanias, shkak bëhet...

SHEMBJA E GODINËS NË ATHINË/ Zbulohen emrat e motër e vëlla shqiptarë mes viktimave Aktualitet

SHEMBJA E GODINËS NË ATHINË/ Zbulohen emrat e motër e vëlla shqiptarë mes viktimave

EMRAT/ Zbardhet plagosja në Tiranë, në kërkim autori! Policia: Në pranga ndihmësi, 2 të tjerë nën akuzë! Arrestohet dhe i dëmtuari, e kërkonte Kosova Aktualitet

EMRAT/ Zbardhet plagosja në Tiranë, në kërkim autori! Policia: Në pranga ndihmësi, 2 të tjerë nën akuzë! Arrestohet dhe i dëmtuari, e kërkonte Kosova

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT