• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
VENDIMI NGA KËSHILLI BASHKIAK/ Ja si do bëhet kompensimi i faturave të energjisë
Home
Ekonomi
Portret

VENDIMI NGA KËSHILLI BASHKIAK/ Ja si do bëhet kompensimi i faturave të energjisë

27 September, 2018 k.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Në datën 27 shtator do të mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku priten të miratohen një sërë vendimesh me karakter social në ndihmë të kategorive në nevojë. Respektivisht do të bëhet shqyrtimi për projektvendimin për dhënien e ndihmës ekonomike për 2599 familje në kryeqytet, si dhe për projektvendimin për miratimin e pagesës për personat me aftësi të kufizuara dhe invalidët e punës. Ndër-kohë, gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës pritet miratimi i kompensimit të çmimit të energjisë elektrike për kategoritë përfituese për periudhën 1-31 gusht 2018.

“Gazeta Shqiptare” zbardh sot përmbledhjen e borderosë së kompensimit të energjisë për ndihmën ekonomike për përfituesit gjatë periudhës së sipërpërmendur. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, individët përfitues të statusit të invalidit, paraplegjik dhe tetraplegjik si dhe të verbër që kanë nevojë për kujdestar do të marrin kompensimin prej 2 mijë lekësh në muaj.

Kompensimet

Ndërkohë, një kompensim prej 1400 lekësh në muaj do e përfitojnë të gjithë ata persona të verbër, si dhe përfituesit e statusit të invalidit që nuk kanë nevojë për kujdestar. Ndërkohë, theksohet se individët përfitues të statusit të invalidit dhe të verbrit, që kanë nevojë për kujdestar do të marrin një kompensim prej 1 mijë lekësh në muaj për faturën e telefonisë fikse. Kategoritë që përfitojnë kompensim për efekt të heqjes së fashës së konsumit të energjisë elektrike deri në 300 kwh në muaj janë edhe: familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, kryefamiljarët që përfitojnë pension invaliditeti shtetëror dhe pension invaliditeti të plotë në fshat me anëtarë të papunësuar, kryefamiljarë që përfitojnë pension pleqërie shtetëror, pension pleqërie fshati ose pension social.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZAT PËR PËRDHUNIM/ Çollaku: Ka dokumente për ngjarjen drejt vajzës nga djali i deputetit
Previous article VIZITA NË SHBA/ Presidenti Thaçi takohet me Erdoganin në New York

k.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri Ekonomi

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet Ekonomi

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT