• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
VENDIMI/ Kufiri i TVSH-së ulet në 2 milionë lekë
Home
Ekonomi

VENDIMI/ Kufiri i TVSH-së ulet në 2 milionë lekë

11 November, 2017 ambra.sk Ekonomi

V E N D I M

PËR

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.953, DATË 29.12.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DISPOZITAT ZBATUESE TË LIGJIT NR.92/2014, “PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 159, të ligjit nr.92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.953, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat, si më poshtë vijon:

Neni 1

Në nenin 8 bëhen këto ndryshime:Pika 3 riformulohet, me këtë përmbajtje:

“3. Lista e makinerive dhe pajisjeve, që janë drejtpërdrejt të lidhura me investimin dhe makineritë bujqësore, është përcaktuar në anekset 1 dhe 2, që i bashkëlidhen këtij vendimi. Lista e kodeve të aneksit 2 aplikohet për importet e subjekteve me aktivitet peshkimi, përfituese të përjashtimit nga taksa e qarkullimit, taksa e karbonit dhe akciza për gazoilin, sipas përcaktimeve në udhëzimin nr.18, datë 15.6.2015, “Për procedurat dhe kriteret e furnizimit të anijeve të peshkimit me karburant (gazoil), me përjashtim nga taksa e qarkullimit, taksa e karbonit dhe akciza.”.”.

Shkronja “b”, e pikës 4.2, shfuqizohet dhe në fund të kësaj pike shtohet paragrafi me këtë përmbajtje:

“Autoriteti doganor e plotëson dokumentacionin e mësipërm me kopje të ekstraktit të Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), ku të jetë specifikuar se aktiviteti ekonomik është në fushën e përpunimit aktiv. Gjithashtu, verifikimi nëse ka ose jo autorizimin e lëshuar nga autoriteti doganor si tatimpagues në regjimin e përpunimit aktiv kryhet brenda strukturave doganore.”.

Shkronja “b”, e pikës 4.3, shfuqizohet dhe në fund të kësaj pike shtohet paragrafi me këtë përmbajtje:

“Autoriteti doganor e plotëson dokumentacionin e mësipërm me kopje të ekstraktit të QKB-së, ku të jetë specifikuar se aktiviteti ekonomik është në fushën e agrobiznesit.”.

Shkronjat “b” dhe “c”, të pikës 4.4, shfuqizohen dhe në fund të kësaj pike shtohet paragrafi me këtë përmbajtje:

“Autoriteti doganor e plotëson dokumentacionin e mësipërm me vërtetimin nga Drejtoria Rajonale Tatimore se importuesi është person i tatueshëm, që i nënshtrohet regjimit të biznesit (ndërmarrjeve) të vogël dhe ushtron aktivitet prodhues, si dhe me kopje të ekstraktit të QKB-së.”.

Në pikën 4.5, paragrafi i tretë, që fillon me fjalët “…Në rastin e tatimpaguesve të tjerë…”, shkronjat “b” dhe “c” shfuqizohen dhe në fund të kësaj pike shtohet paragrafi me këtë përmbajtje:

“Autoriteti doganor e plotëson dokumentacionin e mësipërm me vërtetimin nga Drejtoria Rajonale Tatimore se importuesi është person i tatueshëm si dhe me kopje të ekstraktit të QKB-së.”.

Neni 2

Në nenin 11 bëhen ndryshimet dhe shtesat, si më poshtë vijon:

  1. Pika 1 ndryshon, me këtë përmbajtje:

“1. Në zbatim të nenit 117, të ligjit, kufiri minimal i regjistrimit për tatimin mbi vlerën e shtuar është qarkullimi prej 2 000 000 (dy milionë) lekësh në një vit kalendarik, përveç rasteve të përcaktuara në pikat 2 dhe 3, të këtij neni.”.

  1. Në pikën 2, fjalët “… si dhe kryejnë veprimtari ekonomike në fushën e hotelerisë… ”, hiqen.
  2. Pas pikës 2 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:

“3. Kufiri minimal i regjistrimit për tatimin mbi vlerën e shtuar, për prodhuesit bujqësorë që i nënshtrohen regjimit të veçantë, skema e kompensimit të prodhuesve bujqësorë, është qarkullimi prej 5 000 000  (pesë milionë) lekësh në një vit kalendarik.”.

Neni 3

Pas nenit 11 shtohet neni 11/1, me këtë përmbajtje:

“Neni 11/1

Kushtet, kriteret dhe procedurat për zbatimin e shkallës së reduktuar për furnizimin e shërbimit të akomodimit në strukturat akomoduese

Në zbatim të pikës 3, të nenit 49, të ligjit, shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar, e cila aplikohet për furnizimin e shërbimit të akomodimit në strukturat akomoduese, sipas kategorive të përcaktuara në legjislacionin e fushës së turizmit, është 6 për qind.

Për qëllime të zbatimit të shkallës së reduktuar të TVSH-së, me termin “furnizim i shërbimit të akomodimit” nënkuptohet furnizimi i shërbimit të fjetjes në strukturat akomoduese, sipas legjislacionit për turizmin, pa përfshirë furnizimin e ushqimit apo çdo furnizim tjetër, të ofruar nga këto struktura. Përjashtimisht, “furnizimi i shërbimit të akomodimit” nënkupton, përveç shërbimit të fjetjes, edhe furnizimin e ushqimit (mëngjesit), në rastet kur struktura akomoduese e ofron mëngjesin brenda çmimit të furnizimit të shërbimit të fjetjes.

Personi i tatueshëm, i cili ushtron veprimtari në fushën e akomodimit në strukturat akomoduese, sipas përcaktimit në legjislacionin e fushës për turizmin, evidenton veçmas në faturë furnizimin e shërbimit të akomodimit, për të cilin aplikon shkallën e reduktuar të TVSH-së, në masën 6 për qind. Për çdo furnizim tjetër të tatueshëm, të ofruar në strukturat akomoduese, personi i tatueshëm aplikon shkallën standarde të TVSH-së, 20 për qind, sipas përcaktimeve në ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë.

Personat e tatueshëm, që aplikojnë shkallën e reduktuar të TVSH-së sipas këtij neni, janë personat që ushtrojnë vetëm veprimtari ekonomike në fushën e strukturave akomoduese, sipas legjislacionit të fushës për turizmin. Nëse personi i tatueshëm ushtron edhe veprimtari të tjera, përveç asaj në fushën e strukturave akomoduese, atëherë duhet të jetë i regjistruar si person i tatueshëm më vete, për qëllime të veprimtarisë në fushën e strukturave akomoduese.

Aplikimi i shkallës së reduktuar të TVSH-së nuk kufizon të drejtën e zbritjes së TVSH-së. Zbritja e TVSH-së lind dhe ushtrohet në përputhje me përcaktimet e ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë.

Në përputhje me pikën 1, të këtij neni, me qëllim aplikimin e shkallës së reduktuar të TVSH-së, personat e tatueshëm, të cilët, përveç veprimtarisë në fushën e strukturave akomoduese, kryejnë edhe veprimtari të tjera, regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit si persona të tatueshëm më vete, duke riorganizuar ose jo veprimtarinë e tyre ekonomike, siç përcaktohet në ligjin nr.9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar, brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.”.

Neni 4

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”, me përjashtim të pikës 1, të nenit 2, të këtij vendimi, e cila hyn në fuqi në datën 1 prill 2018.

 

2 of 2
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Batuta e Ramës: Puna e rrugëve si të presësh kostum, mëngët për Erjon Bracen, pjesa tjetër për mua
Previous article TRONDITËSE/ Shfrytëzonin një të mitur për prostitucion, arrestohen 3 persona

ambra.sk

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT