• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VENDIMI I QEVERISË/ Shpërblimi 1 mijë euro për mjekët në pandemi, nis seleksionimi
Home
Sociale

VENDIMI I QEVERISË/ Shpërblimi 1 mijë euro për mjekët në pandemi, nis seleksionimi

20 January, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Edhe pse vlera e bonusit për mjekët dhe pjesën tjetër të personelit shëndetësor që është në vijën e parë të zjarrit, në përballjen me COVID-19, ka mbetur e njëjtë, qeveria ka vendosur të shtojë filtrat.

Një strukturë e posaçme me përfaqësues nga disa institucione do të vlerësojë nivelin e riskut dhe ngarkesën e bluzave të bardha dhe do të hartojë çdo muaj listat e përfituesve që do të vijojnë të marrin krahas pagës edhe shpërblimin.

VENDIMI

Ndryshimet janë bërë në mbledhjen e fundit të qeverisë, ku ka kaluar për miratim edhe vendimi “Për dhënie shpërblimi për personelin mjekë, infermierë dhe punonjës të tjerë”.

Sipas kësaj nisme, lista e përfituesve dhe dokumentacioni justifikues miratohet bazuar në analizën e shkallës së ngarkesës së veprimtarisë dhe të riskut që mbart aktiviteti i strukturës shëndetësore e cila vlerësohet nga sekretariati.

Kjo strukturë e re, e cila do të nis nga puna këtë muaj, do të përbëhet nga 2 përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, 1 përfaqësues nga Instituti i Shëndetit Publik, 1 përfaqësues nga Operatori i Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor dhe një përfaqësues nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

SHPËRBLIMI

Përmes vendimit të miratuar në mars të 2020, personeli mjekësor, specialistët e shëndetit publik që merren me epidemiologjinë, infermierët dhe specialistët e shërbimit laboratorik të angazhuar në diagnostikimin dhe trajtimin mjekësor të personave të prekur me COVID-19 marrin çdo muaj një bonus në vlerën e 125 mijë lekëve.

Prej gati dy vitesh me shpërblim trajtohen edhe personeli mbështetës, i angazhuar në institucionet ku trajtohen pacientët e infektuar, por vlera e çekut për këtë kategori është 65 mijë lekë.

Në 24 orë, 6 humbje jete nga COVID-19

Vijojnë të jenë të larta shifrat e infeksionit në vend. Të mërkurën janë regjistruar 2643 persona të prekur nga 7859 testime të kryera, duke e çuar në rreth 23 mijë numrin e të infektuarve aktivë. Përveç rasteve të reja, janë rritur edhe fatalitetet si pasojë e COVID-19. Në harkun e 24 orëve janë shënuar 6 humbje jete të grupmoshave 66-85 vjeç.

“Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 128 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Një qytetar nga Kavaja 66 vjeç, një qytetar nga Berati 66 vjeç, tre qytetarë nga Durrësi 73-77 vjeç, një qytetar nga Tirana 85 vjeç”, kanë bërë me dije autoritetet shëndetësore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO HYSH NË EMISION ME RROBA BANJE"/ Alesia Bami habit me përgjigjen që i dha Manushit
Previous article MES RINOVIMIT DHE KRISJES/ Bayern presion Lewandowskit: Rinovo tani ose largohesh në...

s.autor

Postime të ngjashme

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal Aktualitet

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT