• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VENDIMI I QEVERISË/ Ndryshimet tek “ISH TË PËRNDJEKURIT”. Si do të shpërndahen këstet (SKEMA)
Home
Sociale

VENDIMI I QEVERISË/ Ndryshimet tek “ISH TË PËRNDJEKURIT”. Si do të shpërndahen këstet (SKEMA)

2 September, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Me ndryshimet e reja në ligjin për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politik, përcaktohet mekanizmi për shpërndarjen e kësteve dhe si do merret ai për trashgimtarët por dhe për kategoritë parësore.

Për të gjithë ata që kanë për të marrë deri në 1 milion lekë të reja lekët do të jepen me një këst. Për ata trashëgimtarë që kanë më shumë se 1 milion lekë për të marrë secili, atëherë do të paguhen me këste. Kushti është që kësti total për familjet e trashëgimtarëve të mos jetë më i lartë se 1 milion lekë. Kjo do të thotë se 4 trashëgimtarë të një ish të dënuari politik, nuk mund të përfitojnë më shumë se 250 mijë lekë të reja për secilin këst.

Ndryshimet ligjore

Në bazë të buxhetit vjetor të vënë në dispozicion, fondi i dëmshpërblimit të ish-të dënuarve politikë nga regjimi komunist do të ndahet në mënyrë proporcionale për të gjithë përfituesit, me kusht që kësti i dëmshpërblimit të mos jetë më i madh se 1 000 000 lekë. Për të gjitha subjektet përfituese parësore, kur vlera totale e dëmshpërblimit është mbi 8 000 000 lekë, do të vijohet me pagesën e këstit pasardhës deri në shpërndarjen e plotë të shumës së miratuar. Në rast se vlera totale e miratuar për të gjithë përfituesit është deri në 1 000 000 lekë, shpërndarja e dëmshpërblimit do të kryhet me një këst të vetëm, pavarësisht fazës në të cilën ndodhet shpërndarja e dëmshpërblimit. Me kryerjen e pagesës së dëmshpërblimit, për të gjithë përfituesit, brenda këstit më të ulët, fillon pagesa e këstit pasardhës. Ky mekanizëm do të përsëritet deri në shpërndarjen e plotë të shumës së dëmshpërblimit.

Radha

Në rastin kur e drejta e përfitimit të dëmshpërblimit financiar përfundon me mbylljen e rrethit të familjarëve që nuk jetojnë. Në kuptim të këtij ligji, me familjarë deri tani nënkuptohen, pavarësisht nga rregullime të tjera ligjore, vetëm pasardhësit direktë: bashkëshortja, fëmija, fëmijët, vëllezërit dhe motrat. Më parë, në radhën e përfituesve ishin listuar edhe nipërit dhe mbesat e ish-të përndjekurve që nuk janë gjallë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E riktheu SKËNDERBEU pas dy vitesh, braziliani jo i gatshëm të luajë me korçarët
Previous article E DIELË PËR PLAZH APO SHTËPI?/ Parashikimi: Deri në mesditë do të vijojë rritja e...

g.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT