• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VENDIMI I QEVERISË/ Milot-Balldren bonusi për koncesionin e radhës. Projekti për …
Home
Sociale

VENDIMI I QEVERISË/ Milot-Balldren bonusi për koncesionin e radhës. Projekti për …

27 June, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Një javë pas dhënies së bonusit për një kompani që do të ndërtojë me koncesion projektin në Jug të vendit për rrugën Orikum-Himarë, Qeveria ka miratuar vendimin e radhës për një tjetër projekt.

Bëhet fjalë për aksin Milot-Balldren edhe ky pjesë e paketës “1 Miliardë euro” që do të shkojnë për disa prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore në vend, një pjesë e të cilave tashmë kanë nisur apo janë në fazë procedurash.

Rruga Milot-Balldren është pjesë e autostradës Adriatiko-Joniane dhe sipas detajeve të bëra më herët publike nga Autoriteti Rrugor Shqiptar gjatësia e këtij aksi pritet të jetë 18.2 kilometra me 6 korsi dhe që ka në përbërje edhe një tunel 850 metra, shkruan “monitor”.

Vendimi i qeverise

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË PËR DHËNIEN ME KONCESION/PARTNERITET PUBLIK PRIVAT PËR “PROJEKTIMIN, NDËRTIMIN, FINANCIMIN DHE MIRËMBAJTJEN E SEGMENTIT RRUGOR MILOT-BALLDREN”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, në vijim të nenit 15, të rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat të punëve publike dhe shërbimeve për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve nacionale, miratuar me vendimin nr.634, datë 1.10.2014, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, si dhe të vendimit nr.504, datë 13.9.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e bonusit prej 8,5% (tetë presje pesë për qind) të pikëve, që i jepet shoqërisë “A.N.K.”, sh.p.k., për rezultatin teknik dhe financiar të propozimit të pakërkuar, të paraqitur për procedurën për dhënien me koncesion/partneritet publik privat për “Projektimin, ndërtimin, financimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot-Balldren”.

Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRONOLOGJIA E NJË DITE REAGIMESH/ Nga Merkel tek Rama, si u prit PËRGJIGJIA E NEGOCIATAVE
Previous article RASTËSIA/ Turistja gjen në Shëngjin shishen me mesazhin sekret: Mbroni librin e Shisharkës

g.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT