Zbardhen vendimet e miratuara në mbledhjen e qeverisë. Qeveria do të kompesojë qiranë e banesës së kryeprokurores.
Siç duket, kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku do t’i thotë Shkodrës lamtumire per te mos shkuar e ardhur çdo dite nga qyteti verior ku ka banesen e saj private aktualisht te familjes se saj. Ajo do te jetoje tani e tujte ne Tirane, te pakten per aq kohe sa do te jete ne ate detyre ku eshte aktualisht.
Pagesa mujore qe ka mare persiper qeveria ne kete rast, eshte ne shumen modeste prej 35 mije lekesh ne muaj.
Po te kemi parasysh cmimin e qerave te banesave ne Tirane atehere ose zonja Marku do te jetoje ne nje banese me siperfaqe te vogel dikur rrotull qendres, ose nese do te doje qe ta kete pak me te madhe, do i duhet qe te gjeje banese ne periferi.
Zonja Marku është nëna e dy fëmijëve dhe është e martuar me një oficer të Policisë Gjyqësore, që ushtron detyrën e tij në prokurorinë e Lezhës.
Pavaresisht se znj. Marku eshte Prokurore e Pergjithshme e Perkoheshme ne detyre, nuk eshte çudi qe me ngritjen e KLP, te jete kandidate per tu perzgjedhur me pas edhe si e perhereshme ne kete funksion.
Edhe nese nuk do te jete, rikthimi i saj ne Shkoder, eshte perseri gati i pamundur po te kemi parasysh se mund te emerohet ne detyra te tjera te larta brenda logjikes se karrieres se saj profesionale.
Ndaj ky vendimi i sotem i qeverise per ti paguar banesen e perkoheshme znj. Marku mund te jete per te edhe hapi i pare drejt zhvendosje perfundimtare ne Tirane. Ndaj edhe ikja e saj nga Shkodra, mund te ngjaje neser pak me vargjet e njohura te Ndre Mjedes, tek poezia “I tretuni”:
“…Lamtumire, o mori Shkoder!
Lamtumire, o ti Cukal!
Zhduket Buna nen nji koder,
Zhduket Drini nen nji mal…”
Me poshte, vendimi i plotë i sotëm i qeverisë per znj. Marku:
/AlpeNews.al/




