• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VENDIMI I KONTESTUAR/ Adem Lala: Pse nderimi i Gafurr Mazrekut është i drejtë
Home
Shqipëri

VENDIMI I KONTESTUAR/ Adem Lala: Pse nderimi i Gafurr Mazrekut është i drejtë

19 June, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Një vendim i Këshillit Bashkiak të Hasit, për të shpallur “Qytetar Nderi” Gafurr Mazrekun, atentatorin e Azem Hajdarit, ka ndezur një luftë të re politike në Tiranë. Partia Demokratike e konsideron këtë vendim si akt kriminal të kryeministrit Edi Rama, ndërsa ka paralajmëruar një përgjigje të fortë. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama është distancuar zyrtarisht nga ky vendim, ndërsa vendimi është dënuar edhe nga Presidenti, Ilir Meta.

Po çfarë mendon kryetari i Bashkisë së Hasit për këtë çështje, e cila ka turbulluar ujërat e politikës së Tiranës?

I kontaktuar nga Shqiptarja.com, kryebashkiaku i Hasit mbështet nderimin e Gafurr Mazrekut, teksa thekson se ky i fundit ka kontribut lokal.

“Tirana ka probleme më të mëdha se këtë problem. Është një vendim i marrë nga këshilli bashkiak. Për mendimin tim është një vendim i drejtë për kontributin që ka dhënë z. Mazreku për komunitetin që ka përfaqësuar. Vlerësimi ka qenë lokal dhe jo kombëtar. Z. Mazreku, pasi ka kryer dënimin është zgjedhur kryetar i Komunës Fajze të Hasit. Edhe një herë, vlerësimi është bërë për kontribut lokal”.

Adem Lala, kryetar i Bashkisë Has
I pyetur mbi reagimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, kryebashkiaku i Hasit thotë se Meta ka qenë mik i të dyve, si i Gafurr Mazrekut ashtu edhe i Azem Hajdarit. Vendimi i miratuar dje nga Këshilli Bashkiak i Hasit mban firmat e kryetarit të Bashkisë, Adem Lala, juristes Erjeta Mula si dhe përgjegjësit për arsimin dhe kulturën Dylber Gega.

“Të nderojë më titullin ‘Qytetar Nderi’ (pas vdekjes), intelektualin e shquar z. Gafurr Halim Mazrekun, pas vdekjes, për kontributin e dhënë në ushtrimin e detyrës së besuar nga populli i tij për pushtetin vendor, kontributin e përçmuar jo vetëm për popullin e zonës së tij, por edhe për mbarë popullin e Hasit, me motivacionin” “Personalitet intelektual, për kontributin e pashoq në pushtetin vendor”, thuhet në vendim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ekzekutoi të shoqin me armë zjarri, flet nëna e dy fëmijëve: E vrava se nuk durova dot, ARMEN E GJETA....
Previous article "Rusi 2018"/ Debutojnë Kolumbia e Polonia, Rusia për të vulosur kualifikimin

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"DO NA MUNGOSH PËRJETË"/ Diplomati Bashkim Zeneli u nda nga jeta një ditë më parë, familja njofton homazhet, të hënën në Kuvend Politikë

"DO NA MUNGOSH PËRJETË"/ Diplomati Bashkim Zeneli u nda nga jeta një ditë më parë, familja njofton homazhet, të hënën në Kuvend

PËRFSHIRJA NË PROTESTA/ Ministri Demo: Fëmijët nuk e kanë vendin mes dhunës, së shpejti platforma “Help for You” kundër abuzimeve online Politikë

PËRFSHIRJA NË PROTESTA/ Ministri Demo: Fëmijët nuk e kanë vendin mes dhunës, së shpejti platforma “Help for You” kundër abuzimeve online

TRYEZA KOMBËTARE/ Nga rrjetet sociale te përgjegjësia e prindërve, Rama prezanton masat për mbrojtjen e fëmijëve: Së shpejti nisim diskutimin publik Politikë

TRYEZA KOMBËTARE/ Nga rrjetet sociale te përgjegjësia e prindërve, Rama prezanton masat për mbrojtjen e fëmijëve: Së shpejti nisim diskutimin publik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT