• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VENDIMI I KiE/ Balla për zgjedhjet: Dërdëllitje, zgjedhjet më 30 qershor
Home
Politikë

VENDIMI I KiE/ Balla për zgjedhjet: Dërdëllitje, zgjedhjet më 30 qershor

26 June, 2019 enxhi.autor Politikë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe kreu i grupit parlamentar të kësaj partie, Taulant Balla, ka reaguar pas lajmit se Këshilli i Evropës ka tërhequr vëzhguesit pak ditë para zgjedhjeve vendore në Shqipëri, me argumentin se procesi është i pasigurt.

Menjëherë pas deklaratës së Bashës, i cili duke referuar vendimit të KiE, deklaroi se zgjedhje nuk do të ketë, ka reaguar për “News24” Taulant Balla, i cili është shprehur se ekskluzivitetin për zgjedhjet në Shqipëri e ka OSBE/ODIHR.

Sipas numrit dy të PS, gjithçka është dërdëllitje, pasi sipas tij, Kongresi i Autoriteteve Lokale nuk është KiE, dhe as zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 nuk janë monitoruar prej tij.

Deklarata e Bashës, Balla për vendimin e KiE …

Së pari, me lejo të sqaroj se Kongresi i Autoriteteve Lokale është një prej institucioneve përbërëse të KiE, por nuk është KiE, nuk bëhet fjalë fare për gjithë dërdëllitjen që sapo dëgjuan shqiptarët. Është si ai i mbyturi që kërkon të kapet pas çdo çengeli që i del para. Brenda KiE kjo javë ka qenë shumë intensive, bëhet fjalë për çështje të buxhetit, pas ka problem prej muajsh.

Zgjedhjet në Shqipëri edhe më 2917 nuk janë monitoruar nga Kongresi i Autoriteteve Lokale. Zgjedhjet monitorohen nga OSBE/ODIHR dhe keni parë prezencë shumë aktive të drejtueses së këtij institucioni, Glover. Ky autoritet gëzon reputacion ndërkombëtar për vëzhgimin, e njeh shumë mirë Shqipërinë.

Numri i vëzhguesve të akredituar nga ODIHR në këto zgjedhje është tejet i madh, për një vend me 3 milionë banorë. Përtej sjelljes së këtij lajmi si një dramë, nuk ka nevojë fare për ta trajtuar si tejet të rëndësishëm. Është pjesë e një funksionaliteti. Para 8 muajve i kërkova Metës që zgjedhjet të mos mbaheshin më 30 qershor, për shkak të vapës së madhe, por u caktua dhe do të mbahen. Nuk preket aspak raporti përfundimtar, ekskluzivitetin e të cilit e ka OSBE.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALIN PAMJET/ Rike Roçi kapet duke u argëtuar me J Balvin (FOTO)
Previous article ZGJEDHJET/ Veliaj prezanton projektin e 100 lagjeve: Për herë të parë, një buqetë investimesh

enxhi.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT