• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VENDIMI I GJYKATËS PËR EMIGRANTËT/ Meloni: Problemi nuk është Shqipëria
Home
Botë

VENDIMI I GJYKATËS PËR EMIGRANTËT/ Meloni: Problemi nuk është Shqipëria

19 October, 2024 s.autor Botë, Politikë

Pas vendimit të Gjykatës së Romës mëngjesin e kësaj të shtune në portin e Shëngjinit mbërriti anija e marinës italiane që mori 12 emigrantët e ardhur në mesjavë në Gjadër, sipas marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët e paligjshëm. Sipas burimeve të mediave italiane, ata do të zbarkojnë në Bari, e më pas në një qendër për azilkërkuesit.

Edhe pse kërkesa e tyre për azil tashmë është refuzuar në orët e fundit, emigrantët kanë ende mundësinë e apelimit brenda katërmbëdhjetë ditëve për të mund të kërkuar sërish njohjen e këtij statusi. Në orët e vona të së premte ka reaguar edhe Bashkimi Europian që është shprehur se është në kontakt me autoritetet italiane për rastin. Ndërsa kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se do të mbledhë të hënën në mënyrë urgjente qeverinë. “Shqipëria nuk është problemi”, thekson ajo duke akuzuar drejtësinë se nuk po e ndihmon në ruajtjen e kufijve.

“Shikoni është shumë e vështirë të punosh dhe të përpiqesh t’i japësh përgjigje këtij kombi kur ke edhe kundërshti nga një pjese e atyre institucioneve që supozohet t’ju ndihmojnë për t’iu përgjigjur problemeve të këtij kombi, mendoj se vendimi i gjyqtarëve në Romë është i paragjykuar nga fakti se disa nga këta gjyqtarë, e kishin kritikuar marrëveshjen me Shqipërinë edhe para se të hyj në zbatim. Problemi nuk është Shqipëria, problemi është shumë më i gjerë sepse në thelb ajo që thonë gjyqtarët është se nuk ka vende të sigurta ndaj po ju komunikoj zyrtarisht se problemi nuk është në Shqipëri”, tha Meloni.

“Problemi është se askush nuk mund të jetë kurrë i riatdhesuar sërish, problemi është se nuk mund t’i largosh njerëzit, problemi është se nuk mund të bësh asnjë politikë për të mbrojtur kufijtë e tu. Shpresoj që dikush të gjejë zgjidhje edhe për mua sepse unë jam ajo që më pas duhet t’i gjej zgjidhjet. Dhe në fakt do të gjej një zgjidhje edhe për këtë problem. Ne do të humbasim akoma kohë por tashmë kam thirrur një mbledhje të qeverisë për të hënën për ta zgjidhur këtë problem, sepse kam ndërmend të vazhdoj me të”.

Pavarësisht vendimit të gjykatës së Romës për moslejimin e qëndrimit të emigrantëve në Gjadër, qeveria italiane mesa duket ka vendosur të mos tërhiqet. Javën e ardhshme pritet një transferim i ri emigrantësh këtë javë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË KËRKIM PËR SHFRYTËZIM PROSTITUCIONI/ Arrestohet 45-vjeçarja në Fier (EMRI)
Previous article POLICIA AKSION/ Sekuestrohen 200 kg kanabis në Lezhë e Mirditë, arrestohen 5 persona

s.autor

Postime të ngjashme

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT