• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VENDIMI I ANGLISË: Kriminalët e huaj do të dëbohen menjëherë pas dënimit
Home
Nderkombetare

VENDIMI I ANGLISË: Kriminalët e huaj do të dëbohen menjëherë pas dënimit

11 August, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Shtetasit e huaj të dënuar për vepra penale do të dëbohen nga Anglia dhe Uellsi menjëherë pas shpalljes së dënimit, sipas planeve të shpallura nga qeveria e Sir Keir Starmer, e cila kërkon të tregojë një qëndrim të fortë ndaj sigurisë kufitare.

Ky plan do t’i lejojë qeverisë të dëbojë një të burgosur sapo të ketë vuajtur 30% të dënimit, nga 50% sa është aktualisht.

Ky prag do të hiqet plotësisht tani, njoftoi Ministria e Brendshme të dielën, duke mundësuar që dëbimi të bëhet sa më shpejt pas përfundimit të vendimit për dënim. Ministrat thanë se kjo masë do të zvogëlojë mbipopullimin në burgje, do të ulë kostot dhe do të parandalojë përsëritjen e krimeve në Mbretërinë e Bashkuar.

Politika kërkon miratimin e një ligji të ri në parlament në kohën e duhur, ku ligji i propozuar do të zbatohet si për të dënuarit aktualë, ashtu edhe për ata që do të dënohen në të ardhmen, tha qeveria.

Starmer ka kërkuar muajt e fundit të tregojë një qëndrim të ashpër ndaj emigracionit dhe krimeve të kryera nga të huajt, duke u përpjekur të shmangë kërcënimin elektoral nga partia populiste Reform UK e Nigel Farage.

Farage ka premtuar të dëbojë më shumë se 10 mijë kriminelë të huaj nëse partia e tij vjen në pushtet, si dhe të zgjerojë ndjeshëm kapacitetin e burgjeve në Mbretërinë e Bashkuar duke ndërtuar ambiente të reja dhe duke marrë me qira hapësira në burgje jashtë vendit, në vende si El Salvador.

Masat e shpallura nga qeveria nuk do të zbatohen për të dënuarit me dënim të përjetshëm, përfshirë ata të dënuar për vrasje ose krime lidhur me terrorizmin, kështu që individët që konsiderohen kërcënim për sigurinë kombëtare apo interesat britanike do të mbeten në Mbretërinë e Bashkuar.

“Shtetasit e huaj përbëjnë rreth 12% të popullsisë së burgjeve në Angli dhe Uells, me shqiptarët që janë grupi më i madh i të huajve në burgjet britanike. Kostoja mesatare vjetore për një vend në burg është 54  paund, sipas shifrave zyrtare”, shkruan Financial Times.

Të dhënat e qeverisë tregojnë se që nga korriku 2024 janë dëbuar 5 mijë e 200 të burgosur të huaj, një rritje prej 14% krahasuar me 12 muajt e mëparshëm. Ministria e Drejtësisë ka shpenzuar gjithashtu 5 milion paund për të vendosur staf specialist në pothuajse 80 burgje me qëllim përshpejtimin e dëbimeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJYKATA KUSHTETUESE JEP UDHËZIMET/ Çfarë pritet të ndodhë me Kuvendin e Kosovës
Previous article ÇIPET ME IA/ Sa përfitojnë SHBA-të nga marrëveshja e shitjeve në Kinë me gjigantët e teknologjisë

s.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT