• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇIPET ME IA/ Sa përfitojnë SHBA-të nga marrëveshja e shitjeve në Kinë me gjigantët e teknologjisë
Home
Teknologji

ÇIPET ME IA/ Sa përfitojnë SHBA-të nga marrëveshja e shitjeve në Kinë me gjigantët e teknologjisë

11 August, 2025 s.autor Teknologji

Gjigantët Nvidia dhe AMD do t’u paguajnë SHBA-ve 15% të shitjeve në Kinë të çipeve të tyre me Inteligjencë Artificiale të avancuar, thonë burime për New York Times.

Të mërkurën, CEO i Nvidia, Jensen Huang, arriti një marrëveshje me Trump në Shtëpinë e Bardhë për t’i  dhënë përqindjen e shitjeve në Kinë qeverisë federale, në një dakordësi të paprecedentë që i bën SHBA-të partnere të këtyre dy kompanive teknologjie në operacionet e tyre në tregun aziatik.

Dy ditë pas firmosjes së marrëveshjes, Departamenti i Tregtisë nisi të lëshonte licenca për çipet me IA të  Nvidia, H20. Një muaj më parë, kompania ishte autorizuar që të shiste pjesën më të madhe të çipeve në Kinë, por nuk  kishte marrë licencat për shitjen e kësaj teknologjie të avancuar dhe thelbësore për zhvillimin e IA.

Të njëjtat burime thonë se edhe AMD është pjesë e marrëveshjes që mund të prekë shitjet e çipeve MI308 që janë jetike për qendrat e të dhënave ku trajnohen modelet e Inteligjencës Artificiale.

Marrëveshja për të vijuar eksportin e çipeve të avancuar në Kinë mund t’i sjellë SHBA-ve më shumë se 2  miliardë dollarë: para kufizimeve, Nvidia i shiti Kinës çipe H20 me vlerë 15 miliardë dollarë dhe AMD  pritet të shesë çipe MI380 me vlerë 800 milionë dollarë.

Pekini nuk i mirëpret idenë që kompanitë kineze të përdorin H20 dhe ka pak gjasa që ta pranojë idenë e  taksës. Yuyuantantian, një llogari në rrjetet sociale e lidhur me televizionin publik në Kinë që raporton  vazhdimisht pikëpamjet e Pekinit për tregtinë, kritikoi ashpër cenueshmërinë e sigurisë dhe ineficencës së çipeve.

SHBA-të dhe Kina pritet që të arrijnë sot një marrëveshje 90-ditore që do të shkojë drejt një marrëveshjeje të plotë tregtie. Drita e gjelbër për shitjen e çipeve është një nga pikat kyçe bashkë me blerjen e produkteve bujqësore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VENDIMI I ANGLISË: Kriminalët e huaj do të dëbohen menjëherë pas dënimit
Previous article NJË ROMANCË E RE NË HORIZONT? Ish-banorja e BBV 4 e zbulon për herë të parë: Është i vogël dhe…

s.autor

Postime të ngjashme

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik Aktualitet

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë Teknologji

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë

ÇFARË NDODHI? Temu gjobitet me 200 milionë euro nga Bashkimi Europian Teknologji

ÇFARË NDODHI? Temu gjobitet me 200 milionë euro nga Bashkimi Europian

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT