• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VENDIMI/ Artet e Zejet lëndë me zgjedhje. Orët shtesë do aplikohen në 200 shkolla 9-vjeçare e të mesme
Home
Sociale

VENDIMI/ Artet e Zejet lëndë me zgjedhje. Orët shtesë do aplikohen në 200 shkolla 9-vjeçare e të mesme

8 October, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Në “after school”, duke lozur përpara pallatit apo me tabletë mbyllur në shtëpi. Këto janë zgjidhjet e sajuara, në kushtet e një vakumi orësh të lira, pasi fëmijët përfundojnë mësimin dhe presin kthimin e prindërve në shtëpi.

E vetëdijshme për këtë problematikë në shumicën e familjeve, qeveria ka ndërmarrë një nismë me lëndë shtesë në shkolla me qëllim për t’i mbajtur më gjatë dhe me veprimtari cilësore fëmijët e shkollave 9-vjeçare e ato të mesme.

Tashmë, është hartuar programi kombëtar për aktivitetet jashtë orarit mësimor që përfshin pesë disiplina: Artet e bukura dhe tradicionale, Muzikë, Shkencë dhe teknologji, Sport dhe Mirëqenie.

Ai do të zbatohet duke nisur nga semestri i dytë, në 200 shkolla si projekt pilot për t’u shtrirë vitin e ardhshëm shkollor në të gjitha shkollat e vendit.

PROGRAMI

Pesë fushat e sipërcituara janë parashikuar të futen si komponent integral në kuadër të programit që zbatohet prej vitesh, “Shkolla si qendër komunitare”, përmes të cilit shfrytëzohen maksimalisht ambientet e shkollave, si klasat dhe palestrat për argëtim jashtë orarit mësimor.

Ngjashëm do të veprohet edhe në këtë rast. Qeveria ka miratuar një fond prej 276 milionë lekësh për mbulimin e shpenzimeve të këtij programi, të cilat do të shkojnë për krijimin e infrastrukturës, materialet didaktike kurrikulat dhe mësuesit që do të japin këtë lëndë, që do të paguhen sa 2-fishi i orëve suplementare.

Programi synon fëmijë e të rinj nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën. Faza e parë do të zhvillohet në semestrin e dytë të 2022-2023 në 200 shkolla që do të përzgjidhen nga një komision i posaçëm (Bordi i Programit), ndërsa zbatimi mbarëkombëtar nis në vjeshtën e vitit 2023.

Programi do të realizohet në formën e kurseve me zgjedhje, duke synuar fillimisht pesë fusha. Kurset janë të veçanta për çdo cikël, do të ofrohen sipas niveleve të aftësive për dy orë në javë. Mësimi do të realizohet nga mësuesit e po asaj shkolle për nivelin e parë, ndërsa më tej do të pajtohen ekspertë, që nuk janë staf i shkollës zakonisht.

TEMATIKAT E PROGRAMIT

Të cilësuara nga hartuesit e programit, “nismat tematike” janë disa për përfshijnë një gamë të gjerë formimi. E para, kultura përfshin Artet e bukura, dekorative dhe të aplikuara, Muzikën, Tetarin, Kinematografinë, Folklorin dhe Zejet tradicionale.

Në vitin pilot, programi do të përqendrohet tek Artet e bukura dhe Muzika. E dyta, Shkenca dhe Teknologjia përqendrohet tek Inxhinieria dhe programi i softuerëve.

Mjedisi dhe Agrikultura është një tjetër nismë tematike e menduar për t’u vënë në zbatim, të cilat kanë të bëjnë me edukimin dhe sensibilizimin mjedisor dhe qëndrueshmërinë, si dhe edukimin për agrikulturën, sistemet ushqimore, agronominë dhe agroekologjinë.

Sporti dhe Mirëqenia është fusha e fundit, por jo më pak e rëndësishme dhe që përfshin zhvillimin e basketbollit dhe volejbollit në 9-vjeçare, ndërsa shkollat e mesme do të mund të zhvillojnë edhe artet marciale me qëllim zhvillimin e vetëpërmbajtjes emocionale dhe aftësisë së komunikimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FUNDI I BOTËS ME BOMBA BËRTHAMORE/ A është vërtetë Putini aq i rrezikshëm sa e tregon veten?
Previous article U PËRFOL PËR NJË LIDHJE ME NJË SHEIK NGA DUBAI/ Floriana Garo: Thashethemi më i çuditshëm që kam dëgjuar

s.autor

Postime të ngjashme

GUSHTI NIS ME TEMPERATURA TË LARTA/ Si parashikohet moti për këtë të shtunë Aktualitet

GUSHTI NIS ME TEMPERATURA TË LARTA/ Si parashikohet moti për këtë të shtunë

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona Aktualitet

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT