• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VENDIMET E QEVERISË/ Krijohet rrjeti i koordinatorëve anti-korrupsion për luftimin e abuzimeve në…
Home
Politikë

VENDIMET E QEVERISË/ Krijohet rrjeti i koordinatorëve anti-korrupsion për luftimin e abuzimeve në…

20 October, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

Në vendimet e sotme të qeverisë ishte edhe krijimi i një rrjeti koordinatorësh anti-Korrupsion dhe drejtori në Ministrinë e Drejtësisë që do të luftojë korrupsionin në administratën publike.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, tha në fund të mbledhjes së qeverisë se është vendosur ngritja e Drejtorisë Antikorrupsionit, që do të luftojë korrupsionin në administratën publike.

Në daljen për media pas mbledhjes, ministri Manja tha se në ditët në vijim do të kemi edhe rastet e para të goditjes së korrupsionit në administratë.

“Rrjet, agjenci, që do të merret me të gjitha rastet abuzive në administratë dhe që do të bashkëpunojë me organet ligjzbatuese. Do të ushtrojë veprimtarinë parandaluese, do rishikojë të gjithë kuadrin rregullator dhe praktikat me shkallë të lartë korrupsioni, do të hartojë një strategji të qartë kundër korrupsionit, do të trajtojë të gjitha rastet korruptive. Gjithashtu, do të ketë veprimtari ndërgjegjësuese, për të sensibilizuar qytetarët për pasojat e korrupsionit në Shqipëri dhe efektet negative që ka ai në administratën publike për mbarëvajtjen e ekonomisë. Agjencia ka suportin e partnerëve tanë në luftën kundër korrupsionit. Bashkëpunimi kapilar i kësaj drejtorie korrupsion do të jetë me agjencitë ligjzbatuese në vend, pasi fenomeni i korrupsioni frenon zhvillimin e ekonomisë shqiptare. Kjo drejtori do të vetëpastrojë administratën nga punonjës që janë aty për agjenda personale. Është një drejtori antikorrupsion që me mbështetjen e qeverisë do të zbatojë misionin që ka marrë përsipër. Do të kemi raste konkrete në ditët në vazhdim. Unë do ua komunikoj rastet konkrete të korrupsionit në institucionet shtetërore”, tha Manja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "S'DO KTHEHET NË GJUETI SHTRIGASH"/ Basha për Vettingun e politikanëve: Do të pastrojë politikën...
Previous article 80 MIJË TARGA ME FLAMURIN E KUQ? Gonxhe: Fund abuzimit, duhet ndërhyrja e policisë, nuk ka më...

s.autor

Postime të ngjashme

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet Politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit Aktualitet

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT