Në një vendim historik, Organizata Botërore e Tregtisë ka zgjedhur gruan e parë dhe afrikanen e parë në drejtimin e organizatës.
Ekonomistja nigeriane Ngozi Okonjo-Iweala, 66 vjeç, u emërua Drejtore e Përgjithshme e OBT-së të hënën nga përfaqësuesit e 164 vendeve që përbëjnë organizatën.
Zonja Okonjo-Iweala tha gjatë një konferencë virtuale për shtyp të hënën se mezi priste të fillonte punën për reformimin e organizatës dhe modernizimin e rregullave në mënyrë të tillë që t’i përshtaten çështjeve të shekullit të 21-të.
“Ndjehemmirënjohësepërbesiminqëkenitekunë, jo vetëmsigruadheafrikane, por edhepërnjohuritëdhepërvojën time,dhesiçthanëdisangaju, guximindhepasioninpërtëpunuar me jupërtëndërmarrë reformat qëiduhen OBT-tëpërtëpërballuartëardhmen”, u shprehajo.
Zonja Okonjo-Iweala tha se një nga përparësitë e saj kryesore është të përqendrohet në çështjen e COVID-19, duke përfshirë punën me programet COVAX dhe ACT për të përshpejtuar furnizimet me vaksina në vendet e varfra.
“Ne gjithashtu inkurajojmë gjetjen e asaj që unë e quaj një mënyrë të tretë, për prodhimin e vaksinave në shumë më tepër vende ndërsa marrim masa që të mos dekurajojmë kërkimin dhe inovacionin e lidhur me të drejtat e pronës intelektuale. Pra, ky është një tjetër drejtim pune”, tha ajo.
Zgjedhja e zonjës Okonjo-Iweala si Drejtore e OBT-së u bllokua për shumë muaj sepse ish-Presidenti amerikan Donald Trump nuk e mbështeti atë, duke argumentuar se i mungonte përvoja e drejtpërdrejtë tregtare në krahasim me kandidatët e tjerë.
Administrata e zotit Biden u tërhoq nga kundërshtimi i Shteteve të Bashkuara, duke i hapur rrugën zonjës Okonjo-Iweala që të merrte postin e lartë.
Ekonomistja nigeriane ka një përvojë 25 vjeçare në Bankën Botërore, ku ka mbrojtur rritjen ekonomike në vendet e varfëra. Ajo arriti në pozicionin e dytë më të lartë të asaj organizate ndërsa ndihmoi për të mbikëqyrur 81 miliardë dollarë në financime për zhvillimin për Afrikën, Azinë Jugore, Evropën dhe Azinë Qendrore.
Zonja Okonjo-Iweala ka shërbyer gjithashtu si ministre financash e Nigerisë dhe ka ndihmuar për të ndërmjetësuar një marrëveshje në vitin 2005 për të anuluar miliarda dollarë të borxhit nigerian në Klubin e kombeve kreditore të Parisit.
Ajo ka një diplomë për ekonomi nga Universiteti i Harvardit dhe një doktoraturë për ekonominë dhe zhvillimin rajonal nga Instituti i Teknologjisë i Masaçusetsit.
Presidenti nigerian Muhammadu Buhari tha se zgjedhja e zonjës Okonjo-Iweala për të kryesuar OBT–në, i solli shumë gëzim dhe nder vendit“.
Drejtorja e re e OBT-së tha të hënën se sfidat me të cilat përballet organizata ishin të shumta dhe të ndërlikuara, por jo të pakapërcyeshme.
Përveç trajtimit të sfidave ekonomike lidhur me pandeminë e koronavirusit, drejtueses së re të OBT-së do t’i duhet gjithashtu të përballet me mosmarrëveshje tregtare afatgjata që kanë ndarë shumë vende, përfshirë konfliktin tregtar SHBA-Kinë dhe presionin për të reformuar rregullat e tregtisë.


