• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VENDI NË KARANTINË/ Gjuetarët bëjnë kërdinë me kafshët e egra dhe speciet në zhdukje: Shfarosin zogj, rosa, pata, lepuj (FOTO)
Home
Sociale

VENDI NË KARANTINË/ Gjuetarët bëjnë kërdinë me kafshët e egra dhe speciet në zhdukje: Shfarosin zogj, rosa, pata, lepuj (FOTO)

13 April, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Vendi ynë është në izolim prej më shumë se një muaji, si pasojë e përhapjes së koronavirusit në botë.

Mirëpo as ky, dhe as fakti që moratoriumi i gjuetisë është në fuqi deri në 2021 nuk i ka bërë gjuetarët e paligjshëm që të ndalojnë gjuentinë e kafshëve të egra dhe specieve në zhdukje.

Organizata në mbrojtje të kafshëve të egra në Shqipëri, Albania Wildlife Rescue Team, ka publikuar disa foto të personave që kanë vijuar këtë aktivitet të paligjshëm, si dhe foto të kafshëve që janë vrarë.

AWRT i bën apel Policisë së Shteti që jo vetëm t’u bllokojë armët e gjuetisë këtyre personave, por edhe t’i ndjekë ata penalisht.

Postimi i Albania Wildlife Rescue Team

Paligjshmëria nuk njeh karantinë

AL/ Vëndi ynë, prej 34 ditësh, gjëndet në karantinë.

Në kohët e koronavirusit, në media janë shfaqur pamje, ku bota e egër duket se po rigjen pjesë nga territoret e veta të dikurshme… Kjo na ka gëzuar së tepërmi, por, e vërteta e plotë, fatkeqësisht, është ndryshe.

Pavarësisht kufizimeve të lëvizjes dhe faktit që moratoriumi i gjuetisë është në fuqi deri në 2021, gjuetarët e jashtëligjshëm, vazhdojnë aktivitetin pa u bezdisur.

Fotot e mëposhtme janë publikuar nga “dashamirësit e gjuetisë” gjatë muajit Mars.

Mes viktimave të kësaj masakre, është edhe një individ Kojlik i zi (Pl.falcinellus) që është një specie jo vetëm në rrezik zhdukjeje në Shqipëri, por gjithashtu i përket konventes AEWA të firmosur nga 79 shtete të Europës dhe Afrikës (kontinente të cilat ky zog viziton përgjat vitit), konventë të cilën e ka firmosur dhe vëndi ynë prej 1999.

Për çështjen në fjalë, me parashikimet e Kodit Penal, duhet që Policia e Shtetit të marrë masat e duhura jo vetëm duke i konfiskuar armën këtyre individëve por edhe duke e ndjekur cështjen penalisht.

Teksa ka me qindra individë që luftojnë për mbrojtjen e natyrës në vëndin tonë, ka po aq që mendojnë që konservimi dhe ruajtja e specieve, janë fjalë shoqatash.

Kemi fatin të jemi një vënd me thesarë të faunës botërore, por edhe fatkeqësinë e injorancës së theksuar të disa “gjuetarëve” dhe të neglizhencës së autoriteteve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHËROHET NGA COVID-19/ Ish banori i "Big Brother": Mantelbardhët janë heronjtë e mi, do dhuroj gjak pas...
Previous article "QAVA PËR 2 ORË NË MAKINË"/ Infermierja tregon çastet e vështira: Si e braktisa spitalin se nuk kisha masa mbrojtëse, mendova për…

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT