• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VEMENDJE/ Nëse vini re këto katër ndryshime në gojë, mund të keni COVID-19
Home
Shëndet

VEMENDJE/ Nëse vini re këto katër ndryshime në gojë, mund të keni COVID-19

18 January, 2021 F.autor Shëndet

Trupi juaj mund t’ju tregojë shumë për shëndetin – veçanërisht për coronavirusin, i cili mund të prekë pjesë të ndryshme të trupit

Covid mund të shfaqë disa simptoma dhe së fundmi, rëndësi po i kushtohet ndryshimeve në gojë.

Gjuha e bardhë

Një ndryshim në pamjen e gjuhës është një nga simptomat e fundit që po raportohet. Tim Spector, një epidemiolog dhe hetues kryesor për aplikacionin ZOE COVID Symptom Study, postoi në Twitter një foto të një pacienti me një gjuhë të bardhë që i ngjan një gjendje të quajtur “gjuhë gjeografike”.

Spector tregoi se “gjuha Covid” mund të jetë një nga “simptomat më pak të zakonshme” që përjetojnë pacientët e cila nuk përfshihet në listat zyrtare të shëndetit publik.

Sipas Mayo Clinic, kjo është një gjendje inflamatore, e cila mund të tregojë lidhje me coronavirusin. Një studim i gushtit 2020, botuar në Revistën Ndërkombëtare të Sëmundjeve Infektive tha se kur qelizat me receptorë ACE2 infektohen me virusin, kjo mund të shkaktojë reaksione inflamatore në organe dhe indet, përfshirë dhe gjuhën.

Skuqjet dhe ulcerat

Skuqjet e lëkurës janë dokumentuar shumë si një simptomë e coronavirusit, por gjithashtu mund të përjetoni edhe skuqje të gojës

Sipas WebMD, një studim spanjoll i botuar në revistën JAMA Dermatology ishte i pari që identifikoi këtë simptomë, të quajtur enanthem, e cila paraqitet si skuqje ose ulcera në gojë.

Në studim, enanthem zakonisht shfaqet diku rreth dy ditë para fillimit të simptomave të tjera të koronavirusit deri në 24 ditë pas.

Shija metalike

Një studim i dhjetorit 2020 i botuar në Neurology Clinical Practice zbuloi se 62.4% e rasteve të coronavirusit kishin simptoma të disgeuzisë, e cila është një shtrembërim i ndjenjës së shijes, shkruan Anabel.

Robert Korn, një mjek i urgjencës në New York, tha për Refinery29 se një shije metalike në gojë mund të jetë thjesht “një shije e ndryshuar në rrugën për të humbur ndjeshmërinë plotësisht”.

Thatësi

Një studim i shtatorit 2020 në gazetën Ear, Nose & Throat arriti në përfundimin se tharja e gojës, e njohur ndryshe si xerostomia, duhet të konsiderohet një simptomë e coronavirusit.

Studiuesit vunë në dukje se studime të ndryshme kishin përcaktuar që gjëndrat e pështymës kishin ekzistencën më të lartë të receptorëve ACE2 në qeliza – dhe këta receptorë janë ato që lejojnë virusin të hyjë në trupin e dikujt.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRBALLJA NDAJ DUSTIN POIRIER/ McGregor sfidon Khabib: Unë di si ta mund, ndaj ka frikë të duelojë me mua
Previous article E PAPRITUR/ Pas takimit në kinema me Saimirin, Enxhëll largohet nga "Love Story" dhe tregon arsyen (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

INFARKTI NUK NJEH MOSHË/ Alarmi i kardiologëve: Po shtohen rastet te të rinjtë Shëndet

INFARKTI NUK NJEH MOSHË/ Alarmi i kardiologëve: Po shtohen rastet te të rinjtë

STUDIMI: Stresi dhe inflamacioni mund të dëmtojnë zemrën në heshtje Shëndet

STUDIMI: Stresi dhe inflamacioni mund të dëmtojnë zemrën në heshtje

KUJDES! Këto ushqime nuk duhet t’i përzieni kurrë me vitaminën D… Shëndet

KUJDES! Këto ushqime nuk duhet t’i përzieni kurrë me vitaminën D…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT