• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VËMËNDJE! Ndryshimi i stinëve e bën më të vështirë zgjimin në mëngjes
Home
Shëndet

VËMËNDJE! Ndryshimi i stinëve e bën më të vështirë zgjimin në mëngjes

4 March, 2021 s.autor Shëndet

Ka njerëz që zgjohen me zilen e parë të alarmit e ka të tjerë që rrotullohen pa fund në shtrat duke injoruar edhe zilen e shtatë.

Nëse zgjimi në mëngjes është një mision i vështirë për ju, atëherë fajësoni ndryshimin e stinëve.

Ekspertët mjekësorë shpjegojnë se me ardhjen e pranverës, moti dhe humori ndryshojnë me shpesh se zakonisht.

Nëse ndiheni të lodhur në mëngjes, jeni akoma në kohë për të rifituar energjinë.

Kjo arrihet duke ndryshuar mënyrën e të fjeturit, regjimin ushqimor dhe duke kryer më shumë aktivitet fizik.

Ushqyerja e mirë është tepër e rëndësishme për të pasur një fillim të mbarë në mëngjes jo vetëm gjatë dimrit por edhe tranzicionit të stinëve.

Tek ky artikull i AgroWeb.org do të gjeni disa këshilla të vyera që do e bëjnë zgjimin në mëngjes jo aq të vështirë.

Këto këshilla janë të rëndësishme, sepse vështirësia në të fjetur dhe për t’u zgjuar, ju bën më të lodhur gjatë ditës, nxit dhimbjet e kokës dhe ju shtyn të hani më shumë ëmbëlsira.

Duke nënvizuar rëndësinë e gjumit, ekspertët thonë se nëse flini më pak se gjashtë orë, nëse flini më shumë se 9 orë, nëse bëni gjumë të ndërprerë, sistemi imunitar dobësohet, metabolizmi ngadalësohet dhe gjendja mendore përkeqësohet.

Gjumi i Mirë Bëhet Në Errësirë
Melatonina është e nevojshme për një gjumë cilësor.

Prodhimi i saj nxitet nga errësira.

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se për të arritur këtë, duhet të fikni të gjitha pajisjet elektronike që lëshojnë një ndriçim të vështirë.

Sasia më e madhe e melatoninës çlirohet në orën 2 të mëngjesit, kur gjumi është më i thellë.

Bëni një banjë të ngrohtë, qetësohuni përpara gjumit dhe përpiquni mos të hani pas orës 20.00.

Mëngjesi i Mirë, Fillim i Mbarë
Një mëngjes i shëndetshëm përbëhet nga vezët, djathi, gjiza, qumështi, gjalpi, avokado dhe arrat.

Dreka dhe darka duhet të përbëhen nga perimet dhe proteinat.

Ju duhet të kufizoni karbohidratet dhe të konsumoni më shumë lakër dhe lulelakër.

Ato përmbajnë vitaminë K dhe kalçium që ju mbrojnë nga radikalet e lira.

Mos lini mënjanë panxharin dhe spinaqin që përmbajnë antioksidantë dhe enzimën Q10.

AgroWeb.org ju sugjeron të konsumoni më shumë arrorë, çokollatë të zezë, presh, shparg, thjerëza jeshile dhe qepë.

Supa e mishit është burim i shkëlqyer kolagjeni.

Frutat e pyllit, karrotat, portokallet, specat dhe barishtet duhen konsumuar me bujari.

Qepët, majdanozi dhe sallata jeshile duhet të jenë pjesë e regjimit tuaj ushqimor.

Mos harroni peshkun të paktën dy herë në javë.

Ai e furnizon organizmin me acidet yndyrore Omega-3.

Aktiviteti Fizik, Gjysma e Punës
Shmangni stresin, është këshilla më e përsëritur por më e vyer nga të gjitha.

Optimizmi është thelbësor për një jetë dhe shëndet të mirë.

AgroWeb.org ju kujton se aktiviteti fizik është i nevojshëm për të përmirësuar nivelet e energjisë dhe do ju falë shumë gjallëri.

Falë aktivitetit fizik, truri do të furnizohet me më shumë energji.

Rrjedhimisht ju do të keni një kujtesë të fortë.

Mjafton ecja për të larguar stresin dhe ankthin dhe për të pasur një shëndet mendor optimal.

Gjatë aktivitetit fizik, trupi çliron endorfinë, që ju ndihmon të luftoni depresionin.

Për një jetë të shëndetshme kryeni të paktën 30 minuta aktivitet fizik në tre ditë të javës./AgroWeb.org

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Publikohet historia e panjohur, kur motrat e Mbretit Zog vizituan Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut, u pritën me...
Previous article SHKATËRROHET RRJETI I VAKSINAVE FALSE KUNDËR COVID/ Sekuestrohen mijëra doza në Kinë dhe Afrikë të Jugut, 83 të arrestuar

s.autor

Postime të ngjashme

VËMENDJE! Njihuni me disa fruta që ndihmojnë në sistemin tuaj imunitar! Shëndet

VËMENDJE! Njihuni me disa fruta që ndihmojnë në sistemin tuaj imunitar!

DONI TË LUFTONI OBEZITETIN? Ja çfarë nuk duhet të mungojë kurrë në dietën tuaj... Shëndet

DONI TË LUFTONI OBEZITETIN? Ja çfarë nuk duhet të mungojë kurrë në dietën tuaj...

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik Shëndet

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT