• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VËMËNDJE! Mësoni si ta dalloni nëse djathi që blini është natyral apo me niseshte
Home
Shëndet

VËMËNDJE! Mësoni si ta dalloni nëse djathi që blini është natyral apo me niseshte

4 March, 2021 s.autor Shëndet

Djathi padyshim është një nga produktet që nuk mungon asnjëherë në tryezën e çdo familjeje shqiptare. Në tregje, e konkretisht në pikat e bulmetit gjen djathra të llojeve të ndryshme, dhie, lope apo dele nga zona të ndryshme të vendit, sipas të cilave variojnë edhe çmimet

Por sa cilësor është djathi që ne blejmë në bulmetore apo baxho të ndryshme të vendit? Nuk janë të pakta rastet kur djathi që tregtohet në bulmetore të ndryshme në të gjithë vendin është i falsifikuar apo thënë ndryshe i përgatitur me niseshte dhe jo natyral Tregtarët, pa dashur të identifikohen të pyetur nga AgroWeb.org nuk dinë të identifikojnë nëse djathi që ata tregtojnë është krejtësisht natyral apo ka përbërës shtesë. Në shumicën e rasteve djathi që ata tregtojnë dhe vjen nga pika të ndryshme baxhosh pa pasur të shoqëruar listën e përbërësve apo thënë ndryshe etiketën. Ata e blejnë atë në fuçi dhe e ndajnë atë në pjesë për t’ja shitur konsumatorëve.

Manipulimi i djathit me niseshte – Çfarë ndodh? Manipulimi i djathit me niseshte është një fenomen jo i rrallë. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, në shumë raste prodhuesit e djathit përdorin niseshte për të rritur sasitë e djathit të prodhuar me një kosto shumë të ulët dhe me një cilësi shumë të ulët gjithashtu. Por jo vetëm kaq, problem është edhe sasia e lartë e niseshtesë në përgatitjen e djathit. Konkretisht, prodhuesit e djathit në shumë raste përdorin sasi të larta amidoni, pra niseshte duke e përzjerë atë me qumështin në përgatitjen e djathit. Kjo i ndihmon ata që të prodhojnë sasi të mëdha djathi në kosto më të ulëta duke ofruar në treg djath artificial dhe jo natyral..

Është apo jo natyral? Si të dalloni cilësinë e djathit

Ka një mënyrë për të identifikuar nëse djathi është natyral apo jo, të cilën AgroWeb.org e ndan më poshtë për t’i ardhur në ndihmë të gjithë konsumatorëve. Mjafton që secili prej jush para se të blejë sasinë e duhur të djathit që llojin që preferon të blejë më parë një sasi shumë të vogël, qoftë edhe prej 50 gramësh. Më pas për të provuar nëse djathi që do të blini është apo jo natyral, përdorni të hidhni mbi të dy tre pika jod. Nëse sipërfaqja e djathit në të cilën janë hedhur pikat e jodit errësohet shumë, atëherë do të thotë se djathi është përgatitur me sasi të larta niseshteje. Kjo mënyrë do t’ju ndihmojë për të blerë djathë cilësor dhe të shëndetshëm. Kjo është një nga metodat e thjeshta në kushtet e shtëpisë, por sigurisht analizat laboratorike janë ato që e dallojn? vërtetë cilësinë e djathit. Këshilla e AgroWeb.org është të blini në vende të çertifikuara dhe kur keni informacionin e duhur mbi cilësinë e prodhimit të djathit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK RESPEKTUAN MASAT ANTI-COVID/ Policia gjobit mbi 1600 qytetarë në 48 orët e fundit (VIDEO)
Previous article KRIJOHET REGJIMENTI I OPERACIONEVE SPECIALE/ Ministri Peleshi: Rrisim kapacitetet...

s.autor

Postime të ngjashme

VËMENDJE! Njihuni me disa fruta që ndihmojnë në sistemin tuaj imunitar! Shëndet

VËMENDJE! Njihuni me disa fruta që ndihmojnë në sistemin tuaj imunitar!

DONI TË LUFTONI OBEZITETIN? Ja çfarë nuk duhet të mungojë kurrë në dietën tuaj... Shëndet

DONI TË LUFTONI OBEZITETIN? Ja çfarë nuk duhet të mungojë kurrë në dietën tuaj...

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik Shëndet

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT