• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VELIAJ TAKIM ME ZYRTARIN E LARTË AMERIKAN/ “Bashkëpunim në përdorimin e energjisë së pastër”
Home
Sociale

VELIAJ TAKIM ME ZYRTARIN E LARTË AMERIKAN/ “Bashkëpunim në përdorimin e energjisë së pastër”

6 February, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Energjinë Fosile, Steven Winberg, me të cilin bisedoi mbi transformimin që ka pësuar kryeqyteti shqiptar vitet e fundit, por edhe ambicien e Tiranës për të qenë lider në rajon, sa i takon nismave për burime të pastra dhe të qëndrueshme energjie.

Kryebashkiaku i Tiranës e njohu z. Winberg me disa nga hapat e ndërmarra nga Bashkia e Tiranës për uljen e ndotjes dhe nevojën për të rritur kapacitetet për shfrytëzimin e energjisë së pastër, si alternativë ndaj karburantit të zakonshëm. Veliaj dhe zyrtari i lartë amerikan dakordësuan disa hapa konkretë, që Tirana të jetë shembull në rajon për përdorimin e gazit natyror të lëngshëm (i pastër për mjedisin), duke qenë se kjo përkon edhe me politikat e Bashkisë së Tiranës për uljen e ndotjes që shkaktohet nga përdorimi i tepërt i automjeteve.

Nga ana e tij, Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Energjinë Fosile, Steven Winberg, theksoi se administrata Trump dëshiron forcim të lidhjeve me rajonin e Ballkanit. Ai shtoi se SHBA-të janë prodhuesi më i madh i gazit natyror në botë dhe një nga eksportuesit më të mëdhenj të gazit natyror të lëngshëm, për të cilin Shqipëria mund të kthehet edhe në një pikë e rëndësishme e rajonit sa i përket shpërndarjes së këtij gazi.

Nisur nga avantazhet që ka përdorimi i gazit natyror të lëngshëm, kryebashkiaku Veliaj shprehu gatishmërinë për të pilotuar zbatimin e një projekti për shfrytëzimin e tij, i cili jo vetëm do të ndikonte në uljen e ndotjes së makinave, por në të njëjtën kohë ka kosto më të ulët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRABITI DHE VRAU GREKUN E MOSHUAR/ Çfarë ndodhi me 40-vjeçarin shqiptar (DETAJET)
Previous article NGRITI ALARMIN PËR KORONAVIRUSIN/ Vdes mjeku në Kinë pasi ishte infektuar dhe po kurohej në spital

k.autor

Postime të ngjashme

PARASHIKIMI PëR SOT/ E premte me mot kryesisht të qëndrueshëm, reshje të dobëta lokale në mesditë Aktualitet

PARASHIKIMI PëR SOT/ E premte me mot kryesisht të qëndrueshëm, reshje të dobëta lokale në mesditë

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT