Rreth një vit më parë ndërroi jetë në Itali i riu shqiptar Dilljon Duka, i cili u hodh në lumë për t’i shpëtuar policisë, por gjeti vdekjen tragjike.
Është spikerja e lajmeve, Greta Duka, ajo që sot ka kujtuar të afërmin e saj, duke i kushtuar këtij të fundit disa fjalë prekëse.
Greta shkruan:
Zemra jone, i vogli jone si sot nje vit me pare morem lajmin me te dhimbshem e te tmerrshem, qe ti kishe ikur nga kjo bote per ne boten tjeter, shihja ne syte e mamit babit motres tende dhimbje te papershkrueshme, na copetove Diljon, do jesh nè ne cdo moment, Zoti te deshi prane tij i bukri jone, na mungon i paharruar kujtimi yt!!! 25.02.2017
Kujtojmë se Diljon Duka u hodh në lumë, në Citta di Castello në Perugia të Italisë, pasi po tentonte t’i shpëtonte policisë, e cila i ishte vënë pas. I riu dyshohet se kishte vjedhur disa sende me vlerën e 150 eurove, bashkë me një shukun e tij maroken.


