• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VDIQ NË PARABURGIM NË PRITJE TË LIRISË/ Familja hedh dyshime të forta: Kërkojmë… (FOTO)
Home
Breaking News

VDIQ NË PARABURGIM NË PRITJE TË LIRISË/ Familja hedh dyshime të forta: Kërkojmë… (FOTO)

9 May, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Familjarët e Artur Zhupës, 50-vjecarit  i cili ndërroi jetë në paraburgimin e Bënçës në Tepelenë më datë 30 prill të këtij viti, ngrenë dyshime forta për shkakun e vdekjes së tij. Zhupaj ndodhej në paraburgim prej 27 korrikut të vitit të kaluar me akuzat e përndjekjes dhe tentativës së grabitjes së një karburanti. 50-vjeçari ishte në pritje për të dalë në gjyq, ku shpresohej se do të lirohej me kusht.

E ëma e Arturit, Lule Zhupa,  rrëfen për Report TV momentin e arrestimit të të birit të ndjerë, që sipas saj e trajtuan si kriminel.

“E kanë arrestuar kot së koti. Erdhi policia, e morën si kriminel, jo sikur nuk kishte bërë gjë. I vete i them Arturit: Policia. Po pse ka ardhur policia more djalë? Ta hap derën? Hape-hape më thotë Arturi se kanë ardhur për mu”, tregon nëna Arturit.

Gëzim Zhupa thotë se vëllai i tij, Arturi, vuante nga zemra. Megjithatë, shkaku i vdekjes së tij, për Gëzimin është mjaft i dyshimtë pasi ka një kontradiktë mes eksperizës mjeko-ligjore dhe asaj që i është thënë nga autoritetet e burgut.

Në kartelën e vdekjes, mjeku ligjor ka shkruar se vdekja e Artur Zhupës ka ardhur për shkaqe të panjohura, ndërkohë që autoritetet e burgut të Bëncës, i kanë informuar familjarët e të ndjerit se Artur Zhupa pësoi “Infarkt Akut” dhe ndërroi jetë.

“Ne kërkojmë që të gjitha vizitat mjekësore, a ja kanë bërë të gjitha ilaçet përpara se me i ra infarkt. Them se doktorët dhe infermierët çfarë mund të ketë në spitalin e Bënçës, nga e kanë kuptuar se i ka rënë infarkt, mund të bie dhe unë në tokë dhe të them më ra infarkt nga kuptohet? Në një kohë që aty nuk ka as kardiolog asnjë gjë. Mund të ishte me një sëmundje  ngjitëse dhe të infektojë të gjithë burgun nuk  do të vizitohej dhe pastaj të hynte. Aty pothuajse nuk ka mjek fare, mjeku vjen një herë në javë”, thotë për Report Tv, vëllai i të ndjerit.

Arrestimi i Zhupës u bë pas kallëzimit në polici nga ish-e dashura e tij. Sipas saj Arturi e përndiqte, ndërsa me automjetin e saj ai ka tentuar të grabisë një karburant.

Vërtetimi mjeksor i shkakut të vdekjes së Artur Zhupës
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FITOI LLOTARINË/ Burri që "keqpërdori" fatin punon si mbledhës mbeturinash
Previous article VUÇIÇ DHE DODIK KAFE NË TIRANË/ Mediat serbe: Takim vëllezërish (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË NDODHI? Përjashtohet nga Policia e Shtetit ish-drejtori i policisë së Shkodres, Gentian Berberi Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Përjashtohet nga Policia e Shtetit ish-drejtori i policisë së Shkodres, Gentian Berberi

Dalin EMRAT e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane Aktualitet

Dalin EMRAT e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane

HELMIMI I STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Policia “zbarkon” në AKU! Sekuestrohet dosja e plotë e kontrolleve ndaj kompanisë SORI-Al Aktualitet

HELMIMI I STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Policia “zbarkon” në AKU! Sekuestrohet dosja e plotë e kontrolleve ndaj kompanisë SORI-Al

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT