• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VDIQ NË AKSIDENT BASHKË ME DJALIN E VOGËL/ Kolegu i shqiptarit: Ata përpiqeshin t’u ofronin fëmijëve më të mirën
Home
Sociale

VDIQ NË AKSIDENT BASHKË ME DJALIN E VOGËL/ Kolegu i shqiptarit: Ata përpiqeshin t’u ofronin fëmijëve më të mirën

23 August, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Katër persona kanë humbur jetën nga një aksident rrugor në Ontario, ndërsa dy nga viktimat janë nga Shqipëria. Aksidenti ndodhi ditën e diel, ndërsa shqiptarët që humbën jetën janë babë e bir.

Viktimat janë Fatos Metko 45 vjeç dhe djali i tij Fioralb Metko 14 vjeç, ndërsa të plagosur kanë mbetur bashkëshortja dhe vajza. Bashkëshortja Maralba dhe vajza Brianna u dërguan në spital, ndërsa raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Sipas mediave kanadeze, makina me të cilin po udhëtonte familja shqiptare u përplas fillimisht me një dre dhe më pas humbi kontrollin duke u përplasur me një makinë tjetër. Në makinën tjetër po udhëtonin pesë persona, nga të cilët dy humbën jetën, nënë e bijë dhe tre të tjerë u plagosën.

Kryefamiljari Fatos Metko punonte si kuzhinier prej 9 vitesh në Kanada. Bashkëpunëtori i 45-vjeçarit Metko, shqiptari Ervin Bushi shprehet se ai ishte një shembull për të gjithë punonjësit e tjerë.

‘Nëse kërkoje ndihmë, ai nuk thoshte jo. Ishte një shembull për të gjithë punonjësit. Ai dhe gruaja e tij punonin në industrinë e shërbimit dhe të restoranteve. Ata përpiqeshin t’u ofronin fëmijëve më të mirën. Është e trishtueshme që përfundoi kështu.

Edhe djali ishte shumë i respektueshëm. Ai i pëlqente shumë sportet” tha Bushi për mediat kanadeze për familjen shqiptare. Bushi shprehet se gruaja e Fatosit ndodhet në gjendje kritike për jetën, pasi ka disa plagë nga aksidenti.

Ervin Bushi shtoi se familja Metko po udhëtonte drejt Ontarios, ndërsa kishte nisur procedurat për të regjistruar në shkollë dy fëmijët. Shoqata Shqiptaro-Kanadeze tha se po mbledhin fonde për familjen Metko që u përfshi në aksidentin tragjik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ERION BRAÇE/ Të vlesh si deputet, nuk do të thotë të dhunosh në sallën e Kuvendit!
Previous article LUKS DHE SPORT/ "Louis Vuitton" prenzaton trendin e vjeshtës (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"KAM HARRUAR KODIN E KASAFORTËS"/ Shoqja e Kejvina Kthellës merret e pandehur për 8 mijë euro Aktualitet

"KAM HARRUAR KODIN E KASAFORTËS"/ Shoqja e Kejvina Kthellës merret e pandehur për 8 mijë euro

KATËR DITË PA ENERGJI ELEKTRIKE/ OST njofton ndërprerje të gjata në disa zona të Elbasanit. Ja oraret e lajmëruara Aktualitet

KATËR DITË PA ENERGJI ELEKTRIKE/ OST njofton ndërprerje të gjata në disa zona të Elbasanit. Ja oraret e lajmëruara

TRAGJIKE NË SHKODËR/ 17-vjeçari humb jetën pas aksidentit, një tjetër i ri në gjendje të rëndë Aktualitet

TRAGJIKE NË SHKODËR/ 17-vjeçari humb jetën pas aksidentit, një tjetër i ri në gjendje të rëndë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT