• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VDEKJA TRAGJIK E NËNËS ME DY FËMIJËT/ I afërmi: U gjetën të pajetë në kuzhinë, vajzat kishin ngrohur bukën… Merita e trishtuar, ende nuk di lajmin
Home
Breaking News

VDEKJA TRAGJIK E NËNËS ME DY FËMIJËT/ I afërmi: U gjetën të pajetë në kuzhinë, vajzat kishin ngrohur bukën… Merita e trishtuar, ende nuk di lajmin

18 February, 2020 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Merita 16-vjeçare, ende nuk e di se nëna, vëllai dhe motra e saj më e madhe, kanë ndërruar jetë më 14 shkurt në banesën e tyre, ku ajo mbijetoi. Sipas ekspertizës paraprake, Rajmonda 44 vjeç, Fatjoni dhe Rudina, ndërruan jetë si pasojë e asfiksisë nga tymi i përhapur nga soba me dru. Por administratori i njësisë administrative të Ostrenit, në Bulqizë, ku jeton familja Tola, jep detaje nga ajo se çfarë ai pa në momentin e parë kur u gjend në banesë. Ishte kunata, fqinje me familjen Tola e cila vuri re mungesën e Fatjonin 14 vjeçar në shkollë, pasi ishte në një klasë me djalin e saj, e për këtë arsye trokiti në derën e shtëpisë së Rajmondës, por askush nuk u përgjigj. Me mbërritjen e fqinjëve dhe të afërmve, mes të cilëve edhe administratori i cili i ka kushërinj Tolajt, Altin Tola thotë se nëna me dy fëmijët e pajetë, dhe 16-vjeçaren e mbijetuar, ishin të tre në kuzhinë. Mbi sobën e drurit ishte edhe buka, të cilën vajzat e shtëpisë e kishin ngrohur mbi sobë për të ngrënë darkën.

“Vajza rezulton që është për momentin më mirë seç ishte atë ditë. Ajo akoma nuk e di që kanë humbur jetën nëna dhe vëllai dhe motra e saj. Akoma nuk dihen shkaqet, pasi është bërë autopsia nga organet e shëndetësisë, edhe vajza është marrë në pyetje, por ajo është e trishtuar dhe nuk është në gjendje ta përballojë këtë situatë. Ndoshta me kalimin e kohës do reagojë dhe do tregojë versionin e saj të ngjarjes. Por aktualisht nuk ka dhënë ndonjë argument. Në momentin që shkova tek shtëpia, tre personat e tjerë kishin ndërruar jetë. Ndërsa dy kunatat e Rajmondës vajzën e kishin gjetur aty, kanë njoftuar policinë. Dy infermiere dhe shoferi i ambulancës kanë shkuar në shtëpi, dhe kanë parë që të nëna, vajza dhe djali kishin ndërruar jetë, dhe kishin parë Meritën që akoma ishte gjallë dhe kanë ndërhyrë për ndihmën e parë. Kur kanë ikur fëmijët e saj për në shkollë, kunata që e ka një fëmijë shokë klase me Fatjonin, ka kuptuar mungesën. Unë i kam pasur në kujdestari, se kam qenë mësues, ndjej një dhimbje tepër të madhe, sepse unë i kam edhe njerëzit e mi, janë kushërinjtë e mi.  Atë natë kanë qëndruar deri vonë tek kunata, djali dhe nëna, por darkën e kanë ngrënë në shtëpinë e tyre ku i prisnin vajzat, që ishin duke pjekur bukë tek soba e druve. Edhe bukët u gjetën, njëra e nxjerrë, dhe tjetra sipër sobës, një pjesë. Të gjithë janë gjetur në një dhomë, tek kuzhina, në pozicione të ndryshme”, tregon Altin Tola.

Ai thotë se nuk ka ndjerë asnjë aromë të dyshimtë në banesë, as gazi dhe as tymi, teksa shprehet se vetë ai mendon që mund të jetë ndonjë helmim nga ushqimi.

“Unë mendoj që mund të ketë ardhur nga ushqimi. Ndonjë aromë të keqe nuk kishte, gazi, apo…Zona jonë është një zonë e ftohtë, dhe ne ngrohemi me dru. A nga zjarri, gazi a ushqimet, ne akoma nuk dimë gjë, derisa të zbardhet autopsia. Janë marrë mostrat e ushqimeve të ujit të pijshëm, dhe i kanë dërguar për ekspertizë”, tha Tola.

Referuar një shisheje me helm gjetur në banesë, ai thotë se në fshat të gjithë kanë pesticide, dhe se shishja nuk ishte në kuzhinë, por në një dhomë tjetër. “Një shishe është gjetur me helm, pro ajo nuk ka qenë brenda dhomës ku kanë ndërruar jetë personat. Në fshat të gjithë kemi pesticide”, shprehet administratori i Ostrenit.

Bashkia e Bulqizës – bëri të ditur ai – në mbledhjen e radhës do t’i akordojë ndihmë financiare familjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KENDELL JENNER FOTOGRAFOHET ME ISH-FIKSMIN E MOTRËS/ Të gjithë fansat janë sy e veshë tek ata
Previous article JANË ÇIFITI MË I KOMENTUAR NË RRJET/ E dimë që jeni kuriozë të dini sa para i jep Ronaldo në muaj Georginas, ndaj po jua tregojmë! (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës Aktualitet

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë Aktualitet

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT