• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VDEKJA MISTERIOZE E SHQIPTARIT NË BURGUN FRANCEZ/ Vëllai tregon bisedën e fundit: Autoritet…
Home
Aktualitet
Kronikë

VDEKJA MISTERIOZE E SHQIPTARIT NË BURGUN FRANCEZ/ Vëllai tregon bisedën e fundit: Autoritet…

14 January, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

I arrestuar për vjedhje, 29-vjeçari shqiptar Refik Mata, u gjet i pajetë  më 17 dhjetor 2021, brenda qelisë së burgut të  Tarascon në Francë. Autoritet  franceze deklaruan paraprakisht se kemi të bëjmë me një vetëvrasje, por ndryshe mendojnë familjarët e të ndjerit.

Lidhur më këtë ngjarje të rëndë, familjarët e Refiku Matës kërkojnë drejtësi dhe të hidhet dritë mbi vdekjen e njeriut të tyre të dashur.

Së fundmi vëllai i viktimës Bekim Mata, në një intervistë për Abc hedh poshtë mundësinë që 29-vjeçari është vetëvrarë, ndërsa shton se autoritet e burgut në Francë nuk i kanë dhënë asnjë dokument me shkrim lidhur me vdekjen.

Bekim Mata tregon momentet e fundit dhe bisedat me Refikun, në dhjetor të vitit të kaluar. Bekimi shprehet se vëllai i tij kishte një telefon në qeli dhe komunikonte thuajse çdo natë me të dhe me familjen. Edhe natën tragjike, Bekimi kishe komunikuar me Refikun deri në mesnatë. Më pas Refiku kishte komunikuar me një mik të tij deri në orët e para të mëngjesit të 17 dhjetorit. Sipas Bekimit, vëllai i tij nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim si dhe nuk kishte asnjë arsye për tu vetëvrarë. Ai ka një apel të fortë për shtetin shqiptar dhe autoritete përkatës. Ai kërkon të paktën një shpjegim zyrtarë nga autoritet franceze për të mësuar shkaqet e vërteta të vdekjes së 29-vjeçarit.

“Kam bërë denoncim në autoritet shqiptare dhe nuk kam asnjë përgjigje deri më tani. Si nga avokati i popullit, si nga ministria e jashtme dhe si nga Prokuroria e Përgjithshme. I bëj apel shtetit shqiptar nga ana juridike të ndërhyjë për të marrë vesh të paktën si ndodhi.  E di që vëllanë tim nuk ma ngjallin dot, po të paktën një letër me shkrim, si, tek, qysh, si ndodhi.  Këtë kërkoj nga autoritet shqiptare dhe franceze.” thekson Bekim Mata.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KAMERAT E KATIT TË PARË ISHIN TË HAPURA"/ PD hedh poshtë deklaratën e Vokshit: Partnerët e Berishës po shpërndajnë...
Previous article "ORGANET E DREJTËSISË..."/ Reagon Kryemadhi: Pse nuk sekuestrohen inceneratori i Tiranës dhe i Fierit?

F.autor

Postime të ngjashme

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit Aktualitet

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët Aktualitet

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT