• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VDEKJA MISTERIOZE E PRESIDENTIT TË ÇAMËRISË/ Nesër vjen në Shqipëri trupi, homazhet…
Home
Breaking News

VDEKJA MISTERIOZE E PRESIDENTIT TË ÇAMËRISË/ Nesër vjen në Shqipëri trupi, homazhet…

25 July, 2019 Lubjana.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Familja e Festim Latos, presidentit të vetëshpallur të Republikës së Çamërisë, ka hapur dyert e mortit, ndërsa nesër në orën 15:00 do të presë në Rinas trupin e pajetë të 44-vjeçarit që u gjet i vrarë në Holandë ku jetonte prej vitesh. Festim Lato do të përcillet për në banesën e fundit me homazhe të cilat do të mbahen tek “Teatri Petro” në Vlorë.

Më 20 korrik një lajm i shpërndarë në rrjetet sociale nga miq të një vlonjati, president të vetëshpallur të Republikës së Çamërisë, alarmoi jo vetëm autoritetet në Shqipëri, por edhe në Holandë, ku Festim Lato jetonte prej vitesh. Një 44-vjeçar i larguar në moshë të vogël nga Shqipëria, por që jeta e tij ndryshoi tërësisht duke filluar një jetesë luksoze në Holandë.

Lajmi mbeti për shumë orë i shpërndarë vetëm në rrjetet sociale, ndërsa shumë më vonë, edhe mediat holandeze nisën të përmendin emrin e Festim Latos, si personin që u gjet i vdekur të shtunën pasdite përgjatë Nieuëëe Ubbergseëeg.

Ditët e para, as familja e tij nuk e kishte të sigurt nëse personi i gjetur i vdekur ishte apo jo Festim Lato. Nga autoritetet në Shqipëri nuk u dha asnjë detaj, ndërsa dhe vetë ambasada shqiptare në Holanda siç u shpreh për Shqiptarja.com ditë më parë, kishte informacione konfuze nga autoritetet atje.

Por përse gjithë këto hije dyshimi mbi vdekjen e vlonjatit 44-vjeçar?

Festim Latos i ishin vënë pas një numër kreditorësh, pasi bashkëpunonte me biznese që nuk paguanin TVSH. Ishin mediat holandeze që shkruanin se Lato kishte borxhe me kompani dhe individë që shkonin deri në miliona euro, ç’ka mund të jetë bërë shkak për vrasjen e tij. Por po ashtu, dyshimet ishin për një vdekje të stisur, një skenar të rremë, për të shpëtuar nga personat që Lato i kishte borxha në shuma marramendëse.

Kush është Festim Lato?
I vetëshpallur si ‘President i Republikës së Çamërisë’ ai lindi në Vlorë në vitin 1976, ndërsa jetonte në Holandë. Ai e fitoi shtetësinë holandeze, pasi u martua me një turke me shtetësi holandeze. Lato ishte vetëshpallur si ‘President i Republikës së Çamërisë’, ndërsa në Shqipëri ka një histori të gjatë me drejtësinë. Në SHqipëri ishte shpallur ‘non grata’ dhe ish-kryeministri Sali Beriaha ja kishte ndaluar të vinte në Shqipëri.

Ai është dënuar disa herë për mashtrim, pas denoncimeve nga shumë persona. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë ai është denoncuar dhe akuzuar për mashtrim me mijëra euro, që u merrte qytetarëve të ndryshëm me justifikimin për kauzën e Çamërisë. Në profilin e tij në faqen e Facebook-ut ai ka publikuar disa foto nga aktivitetet që sipas tij realizonte në Bruksel dhe vende të tjera për kauzën çame.

Kundër tij nuk kanë munguar demaskimet për mbledhjen e fondeve përmes mashtrimeve, por që nuk kanë asgjë serioze për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë. Historiani Arben Llalla në një shkrim në vitin 2017 e cilësonte si mashtrues që gënjente në emër cështjes çame.

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 3 SULME NGA KAMIKAZË/ Ja si procedojnë, 14 të vrarë në Afganistan
Previous article TATUAZHET E "ZGJUAR"/ Ja sëmundjet që zbulojnë në trupin tonë

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët Aktualitet

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët

DOSJA/ Mbledhje “pune” në disa vende të botës, dalin fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka Aktualitet

DOSJA/ Mbledhje “pune” në disa vende të botës, dalin fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka

VIDEOLAJM/ Shmanget tragjedia në gjirin e Llamanit! I riu bie nga gomonia në det e dëmton këmbë Aktualitet

VIDEOLAJM/ Shmanget tragjedia në gjirin e Llamanit! I riu bie nga gomonia në det e dëmton këmbë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT