• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VDEKJA E ZV-MINISTRIT/ Ushtria shkatërron me eksploziv, ortekët e borës në Brezovicë, shihni pamjet (FOTO)
Home
Breaking News

VDEKJA E ZV-MINISTRIT/ Ushtria shkatërron me eksploziv, ortekët e borës në Brezovicë, shihni pamjet (FOTO)

7 February, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në një lartësi mbidetare mbi 2230 metra dhe mot të keq, ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë realizuar me sukses misionin e tyre për largimin e ortekëve të borës. Ishte mision i vështirë, por i realizueshëm për ekipet profesionale të FSK-së. Këta ortekë për fat të keq, para ca ditësh morën edhe jetë njerëzish.

Pas vlerësimit të situatës, ekipet e Deminimit, me gjithë kushtet e vështira, kanë filluar punën më datë 02.02.2019 për largimin e ortekëve të rrezikshëm të borës në kompleksin turistik në Brezovicë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Kosovës. Së pari shkatërruan ortekun e parë me eksploziv, i cili paraqiste rrezik të madh për krijimin e një orteku edhe më të madh dhe shumë të rrezikshëm për qytetarët.

Për shkak të motit shumë të vështirë dhe erërave të forta, deri në 60km/h, operacioni është dashur të ndërpritet. Operacioni ka vazhduar më datën 04.02.2019, me ç ‘rast është larguar edhe orteku i dytë. Sipas vlerësimeve për momentin nuk ka rrezik potencial për lëvizje të ortekëve, mirëpo duke u bazuar në kushtet atmosferike të cilat mbretërojnë në këtë pjesë mund të krijohen ortekë të cilët mund të paraqesin rrezik për jetën e qytetarëve.

Vështirësitë në terren kanë qenë shumë të mëdha, por falë përgatitjes profesionale të ekipeve të FSK-së, dhe falë vullnetit të madh, për të mos lejuar të ndodhë ndonjë katastrofë natyrore për vizitorët në këto pjesë, është arritur që operacioni i ekipeve të Deminimit të kryhet me sukses.

ImageImageImageImageImage

Image

Image

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË NJË FESTË PRIVATE/ Fejohet aktorja e njohur hollivudiane (FOTO)
Previous article 8 mënyra për të zhdukur njëherë e mirë format e të brendshmeve

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË KURBIN/ 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor Aktualitet

TRAGJEDI NË KURBIN/ 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor

THE TELEGRAPH: Kryebashkiaku i Tiranës e drejton qytetin nga paraburgimi me video të realizuara me IA Aktualitet

THE TELEGRAPH: Kryebashkiaku i Tiranës e drejton qytetin nga paraburgimi me video të realizuara me IA

AKSIDENT I RËNDË NË BULGAREC/ Makina përplas këmbësorin, plagoset 18-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË BULGAREC/ Makina përplas këmbësorin, plagoset 18-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT