Kryetari i grupit parlamentar i LSI, Petrit Vasili, ka reaguar përmes një statusi të bërë në Facebook, lidhur me deklaratën e Ramës ditën e sotme, për vetëvrasjen e shoferit të Fatmir Xhafës.
Ai shkruan se “Rama serish behet prokuror dhe i mbaroi vete hetimet, dha edhe perfundimet per ngjarjen e rende te shoferit te ministrit te brendeshem”, shkruan ndër të tjera Vasili.
Reagimi i plotë
Cfare sikleti te madh ka kryeministri, qe serish behet prokuror.
Kryeministri i mbaroi vete hetimet, dha edhe perfundimet per ngjarjen e rende te shoferit te ministrit te brendeshem.
Ç’siklet ka kryeministri qe nxiton kaq shume te flase, te beje hetuesin edhe prokurorin???
Prokuroria po heton,po ben punen e saj dhe nuk ka nxjerre akoma nje qendrim perfundimtar.
Kaq te madh e ka sikletin kryeministri,qe po nxjerr perfundime dhe po i imponon prokurorise se ç’duhet te thote.
Ç’siklet ka kryeministri qe nuk flet se si ngjarja ndodhi brenda institucionit te sigurise me te larte ne vend???
Ky kryeminister i inkriminuar ka shume siklete te cilat po dalin,por edhe do vazhdojne….te dalin nje nga nje.


