Senatori republikan John McCain ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare. Një mesazh ngushëllimi e ka bërë dhe ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati.
Ky i fundit e konsideron një heroi inspirues që luftoi për lirinë si dhe një mik të madh të shqiptarëve. Sipas Bushatit, McCain kishte prioritet interesin e popullit.
“Sot mbajmë zi për ndarjen nga jeta të heroit frymëzues amerikan që luftoi për lirinë. Një mik i madh i popullit shqiptar, John McCain ishte shembull i pasjes prioritet të interesit publik dhe mbrojtjes së tij pa frikë. Ngushëllime për familjarët dhe të dashurit,” shkruan Bushati në një status në Twitter.


