Kush ka lindur përpara viteve ’90 e mban mend shumë mirë grupin e famshëm ‘CRANBERRIES’, dhe vokalisten e tyre Dolores O’Riordan.
Një lajmi keq sapo ka përpirë të gjithë botën e muzikës. Burime të sigurta për presitgjozet DailyMail dhe METRO.co.uk rrëfejnë se këngëtarja ka vdekur, në moshën 46 vjeçare.
Banda irlandeze ka dhënë veçanërisht për mediat britanike lajmin e hidhur, duke renditur kështu në formë të dhimbshme fjalët e sejcilit prej anëtarëve.
Ndërkohë në hotel është gjendur e vdekur vetë 46 vjeçarja.
Ylli i rrokut, që ka performuar kohët e fundit me bandën e saj “D.A.R.K.” po qëndronte në Londër.
Publicisti i saj nuk dha detaje të tjera në lidhje me shkakun e vdekjes, përveç faktit që ndodhi krejt papritur dhe se familjarët e saj janë të shkatërruar.
Në një deklaratë të publicistit të saj thuhej:
“Këngëtarja ndërkombëtare Dolores O’Riordan ka vdekur papritur në Londër ditën e sotme, në moshën 46-vjeçare. Këngëtareja e bandës irlandeze “Cranberries” ndodhej sëfundmi në Londër për regjistrime. Nuk janë dhënë detaje të tjera. Familjarët janë të shkatërruar nga ky lajm i fundit dhe kanë kërkuar privatësi në këtë moment të vështirë”.
Pas një sërë ndarjesh dhe ribashkimesh, grupi ‘CRANBERRIES’ erdhi sërish për fansat e tyre në vitin që lamë pas por me një emër tjetër “D.A.R.K”, dhe kështu edhe vetë Dolores kishte rezervuar këto ditë një regjistrim ‘demo’ për të gjithë adhuruesit e muzikës së tyre.
Kënga më e dëgjuar e ‘CRANBERRIES’ është ‘Zombie’ dhe mund ta shijoni edhe një herë mëposhtë.
Përgatiti: AlpeNews.al


