• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Presidenti grek KËRCËNON Shqipërinë: Nëse s’respekton të drejtat e minoritetit, të marrë përsipër pasojat!
Home
Shqipëri

Presidenti grek KËRCËNON Shqipërinë: Nëse s’respekton të drejtat e minoritetit, të marrë përsipër pasojat!

15 January, 2018 F.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Pak ditë para para takimit të ministrave të Jashtëm të Shqipërisë e Greqisë, që do të mbahet në Korçë, presidenti i Republikës greke, Prokopis Pavlopulos, ka drejtuar sërish një mesazh ndaj vendit fqinj.

Kësaj here Pavlopulos ka shfrytëzuar takimin me përfaqësues të diaporës greke dhe të organizatave të hebrenjve në SHBA, për të shpalosur qëndrimet e tij në marrëdhëniet me fqinjët.

“Ne synojmë integrimin europian edhe të Shqipërisë fqinje.

Mirëpo Shqipëria, që të ketë perspektivë europiane, duhet të respektojë të drejtën europiane dhe ndërkombëtare.

Dhe një nga akset më të rëndësishme të së drejtës europiane dhe ndërkombëtare është respektimi i të drejtave themelore të njeriut.

Dhe nga të drejtat themeltare të njeriut është posaçërisht e drejta mbi pronën dhe të drejtat e minoritetit.

Përderisa ka respektim nga ana e Shqipërisë, ne jemi këtu që të ndihmojmë. Mirëpo, nëse nuk ka respektim, Shqipëria duhet të marrë përsipër pasojat.

Të jemi të qartë: Ne nuk mund të bëjmë lëshime në emër të çfarëdo miqësie dhe fqinjësie të mirë”, ka deklaruar Pavlopulos.

Presidenti grek ka përdorur një gjuhë ultimative edhe ndaj fqinjit verior të Greqisë, Maqedonisë, në kohën që Athina dhe Shkupi po intensifikojnë përpjekjet për zgjidhjen e çështjes së emrit, raporton Ora News.

“Zgjidhja e kësaj çështjeje është kusht edhe për anëtarësimin e vendit fqinj në NATO dhe integrimin europian. Ju garantoj se ne grekët nuk kemi asnjë pretendim ndaj vendit fqinj dhe kemi çdo arsye të favorizojmë integrimin euro atlantik të tij.

Mirëpo kjo ka nlë kusht: duhet të zgjidhet çështja e emrit.

Duhet të jetë një emër që së pari të respektojë historinë; historia nuk falsifikohet.

Dhe së dyti, ky emërtim nuk duhet të inkurajojë tendenca rivendikuese”, ka deklaruar presidenti i republikës greke.

Siç duhet, Greqia e kundërshton emrin kushtetues të Maqedonisë, me argumentin se mbaret pretendime territoriale ndaj Greqisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VDEKJA E PARAKOHSHME/ Vokalistja e "Cranberries" gjendet e pa jetë në hotel (VIDEO)
Previous article (FOTO) Formacioni më i mirë i javës në Angli, ja kush është skuadra që dominon javën e 23-të

F.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT