Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta të Luzhiana Abazit. Përmes një mesazhi prekës Kryemadhi shpreh dhimbjen për vdekjen e Abazit.
“Nuk mund të shkruaj, ka orë që mundohem por është vështirë. Luzhi u largua fizikisht sot nga ne, duke na lënë një dhimbje dhe boshllëk të pazëvendueshëm. Energjia dhe dashuria që ajo na dhuronte pa kushte do të na mungojë gjithmonë. Ndoshta sëmundja e rëndë ja doli të të mundë përkohësisht, por ti do jesh engjëlli që do na shohësh e do kujdesesh për ne, siç ke bërë gjithmonë. E dashur motra ime, mikeshë e zemrës dhe e betejave tona, do të jesh gjithmonë pjesë e imja, në ditë të vështira dhe të mira. Sepse askush nuk mund ta zëvendësojë forcën dhe kurajon që vëtem ti dije të na jepje si askush”, shkruan kryetarja e LSI.
Nuk mund të shkruaj, ka orë që mundohem por është vështirë. Luzhi u largua fizikisht sot nga ne, duke na lënë një…
Posted by Monika Kryemadhi on Tuesday, February 6, 2018
Luzhiana Abazi u nda nga jeta parakohe pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë. Abazi ishte një nga emrat e spikatur të kësaj force politike, ndërsa së fundmi ka pasur detyrën e drejtoreshës së shërbimit spitalor.


