• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VDEKJA E McCAIN/ Mesazhi i vajzës: Luftëtari hyri sot në jetën e vërtetë dhe të përjetshme
Home
Nderkombetare

VDEKJA E McCAIN/ Mesazhi i vajzës: Luftëtari hyri sot në jetën e vërtetë dhe të përjetshme

26 August, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Meghan McCain vajza e senatorit amerikan, John McCain, që u nda nga jeta në moshën 81 vjeçare, ka publikuar një letër për të. Si hero i luftës dhe si politikan i kurajës, ajo shkruan se “heroi i republikës dhe i kësaj vajze të vogël, u zgjua sot në diçka më të lavdishme se gjithçka që jeton në tokë”.

“Sot luftëtari hyri në jetën e tij të vërtetë dhe të përjetshme, duke u përshëndetur nga ata që kanë shkuar para tij, duke u ngjitur për të takuar autorin e të gjitha gjërave”, shkruan ajo.

Letra e plotë:

“Babai im, senatori i Shteteve të Bashkuar, John Sidney McCain III, u nda nga jeta sot. sha me babin tim gjatë fundit të tij, ashtu siç ishte ai me mu në fillimet e mia. Në 33 vitet që ishim bashkë ai më rriti mua, më mësoi mua, më korrigjoi mua, më ngushëlloi mua, më jepte kurajë dhe më mbështeste në të gjitha gjërat. Ai më donte mua, dhe unë e doja atë. Ai më mësoi si të jetoj. Dashuria dhe kujdesi i tij ishin gjithmonë prezente dhe të pandërprera, ato më bën mua nga një vajzë në një grua – dhe ai më tregoi se çka është të qenit mashkull.

Për të gjitha këto unë i jam shumë falënderuese. Tani pasi që ai iku, detyra ime në jetë është të jetoj sipas shembullit të tij, pritshmërive të tij dhe dashurisë së tij.

Vdekja e babait tim erdhi me plotë dhimbje dhe hidhërim për mua dhe nënën time, vëllezërit dhe motrat e mia. Ai ishte një zjarr i mirë që digjte dritë, dhe jetoi në dritën dhe mirësinë e tij për shumë gjatë. E dimë që zjarri i tij jeton në secilin prej nesh. Ditët dhe vitet që do të vijnë nuk do të jenë të njëjta pa ty baba, por do të jenë ditë të mira, të mbushura me jetë dhe dashuri, për shkak të shembullit që ai jetoi për ne.

Lutjet e juaja për shpirtin e tij dhe për familjen tonë janë sinqerisht të vlerësuara.

Babai im shkoi dhe mua po më mungon siç mund t’i mungojë një vajze. Por në këtë humbje, në këtë pikëllim, unë gjej rehati në këtë: John McCain, heroi i republikës dhe i kësaj vajze të vogël, u zgjua sot në diçka më të lavdishme se gjithçka që jeton në tokë. Sot luftëtari hyri në jetën e tij të vërtetë dhe të përjetshme, duke u përshëndetur nga ata që kanë shkuar para tij, duke u ngjitur për të takuar autorin e të gjitha gjërave:

“Ëndrra përfundoi: Ky është mëngjesi.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STILI I SAJ ËSHTË UNIK/ Dua Lipa e "kall" skenën... (FOTO)
Previous article AKSIDENTI TRAGJIK/ Kush është POLICI që u përplas nga makina. Ka thyer këmbën dhe...

k.autor

Postime të ngjashme

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit Botë

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival Botë

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA Botë

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT