Një vajzë e cila ishte vetëm 16-vjeçe, nga Prishtina, gjeti vdekjen tragjikisht në Treviso të Italisë, ku edhe banonte, pasi ra nga kati i dytë i ndërtesës që sipas mediave italiane, ishte në gjendje somnambuli.
“Brikena Mehmeti, me origjinë nga Kosova, ndodhej në një gjendje të rrallë somnambulizmi kur ngatërroi dritaren e banjës së shtëpisë në Loria, me derën dhe doli jashtë”, shkruanin mediat italiane më 15 Dhjetor, kur edhe ndodhi ngjarja.
Ajo u dërgua me urgjencë në spitalin e Castelfranco Veneto dhe kishte plagë të rënda në shtyllë kurrizore dhe shpinë, shkruan blitzquotidiano.it. Por gjendja e saj u përkeqësua dhe për një javë ndenji në koma, ku më pas ndërroi edhe jetë. Autopsia e vajzes është kryer në Itali, para se trupi i vajzës të nisej për në Kosovë, ku u varros në vendlindjen e saj. Përgjigja e autopsisë ende nuk ka dalë, por mediat italiane shkruajnë se ka dyshime të forta mbi shkakun e ngjarjes së rëndë.
Brikena jetonte me prindërit e saj dhe dy vëllezërit e saj në Ramon. Ajo ishte nxënëse në Institutin Martini të Castelfranco.
Vajza ra nga një lartësi prej katër metra e dhjetë centimetra në rrethana të pashpjegueshme, pasi ishte viktimë e një sulmi të përgjumur që çoi atë të dilte nga dritarja dhe jo nga dera. Kjo është ajo që mendojnë karabinieret, megjithëse ata po hetojne të gjitha hipotezat.
“Somnambulizem apo rënie e vullnetshme? Çështja e Brikena Mehmetit, vajza gjashtëmbëdhjetë vjeçare, e cila vdiq javën pasi u hodh nga dritarja e banjës në Ramon, rihapet. Eshtë gjithashtu një mesazh që i ka dërguar mikut të saj vajza e cila paralajmeronte një gjest të habitshëm”, shkruajnë mediat italiane.
Prokurori i Trevisos ka hapur dosjen e hetimit mbi këtë tragjedi me hipotezën e një krimi për nxitjen e vetëvrasjes, një dyshim që u shfaq kur u bë e ditur se vajza kishte vdekur dhe nuk kishin elemente për të gjetur dhe vulosur shkakun e rënies.
Ndër hipotezat dhe ato që ngritën dyshime, po qarkullon në rrethin e miqve të saj, një mesazh i dërguar një shoku i cili, pas asaj që ndodhi, do ta kuptonte ndryshe kontekstin e atyre fjalëve: “nesër do të shohësh” ose “nesër do ta kuptosh” të shkruar disa orë përpara tragjedisë.
Por në lidhje me çfarë? Për këtë nuk ka asnjë detaj, duke marrë parasysh se hetimet janë në proces dhe po shihen të gjitha hipotezat, pa asnjë përjashtim, duke përfshirë edhe atë të rënies ne kushtet e somnambulizmit.
Vajza kishte vuajtur nga kjo gjendje deri në moshën 9-10 vjeçare.
Mësohet se po shqyrtohen të gjitha mesazhet personale të Brikenës, edhe ne telefonin celular, të sekuestruar nga policia.
Që nga vdekja e vajzës u bë e njohur edhe një siklet që vajza gjashtëmbëdhjetë vjeçare kishte shprehur në shkollë, duke shpërthyer në lot. Ajo u ankua se ndihej e vetmuar, se nuk e kuptonin. Një problem që mund të konsiderohet normal për një adoleshent si ajo, por a ishte mjaftueshëm për ta shtyrë atë në një gjest ekstrem vetevrasje?, shkruajnë mediat italiane.
Dyshimet i shton më tepër edhe dinamika e rënies, ku vajza pasi kishte rënë kishte kërkuar ndihmë, e kjo nuk do të quhej një rënie me vetëdije….