• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VDEKJA E KHAMENEIT/ Kush janë emrat që pritet të marrin pushtetin në Iran
Home
Botë

VDEKJA E KHAMENEIT/ Kush janë emrat që pritet të marrin pushtetin në Iran

1 March, 2026 s.autor Botë, Breaking News

I vetmi që reagoi kur në orët e vona të mbrëmjes nisin të qarkullojnë lajmet për vdekjen e Khameneit është Ali Larijani. Ai as nuk e konfirmoi dhe as nuk e mohoi lajmin, por përmes një mesazhi në rrjetin social X premtoi hakmarrje ndaj rivalëve ndërkombëtarë dhe paralajmëroi një mësim të paharrueshëm për ata që i quan shtypës. Larijani, 67 vjeç, i cili drejton Këshillin e Lartë të Sigurisë Kombëtare, njihet si një njeri besnik i Khameneit, pavarësisht fërkimeve që kanë pasur në të kaluarën. Emri i tij është bërë gjithnjë e më i lakuar javët e fundit si një pasardhës i mundshëm.

Sipas Kushtetutës iraniane, në raste të tilla krijohet një këshill i përkohshëm me tre anëtarë që merr drejtimin e vendit deri në emërimin e pasardhësit nga një asamble prej 88 klerikësh. Megjithatë, shërbimet e inteligjencës perëndimore dhe analistët besojnë se rolin vendimtar në epokën pas Khameneit do ta luajnë rojet revolucionare, të njohur si pasdaranët. Thuhet se vetë Khamenei kishte përgatitur një plan për mbijetesën e sistemit, duke kërkuar nga drejtuesit ushtarakë dhe civilë që të propozonin emrat e mundshëm për pasardhës. Në këtë periudhë tranzicioni, roli i Larijanit pritet të jetë kyç, krahas Mohammad Ghalibaf, i cili është kryetari aktual i parlamentit dhe ish-drejtues i lartë ushtarak.

Larijani vjen nga një familje e rëndësishme fetare dhe përfaqëson vazhdimësinë e Republikës Islamike, ndonëse ai ka një arsimim laik dhe ka mbrojtur temë doktorature për filozofin Immanuel Kant. Kjo figurë e ndërlikuar urrehet nga rrymat e reja populiste në Iran që e shohin si simbol të aristokracisë fetare. Lufta për pushtet pritet të jetë e ashpër dhe do të nxjerrë në pah përplasjet mes grupeve të ndryshme ushtarake dhe klerit. Një tjetër figurë që po përpiqet të fitojë terren është ish-presidenti Hassan Rouhani, i njohur si politikan i moderuar që arriti marrëveshjen bërthamore me SHBA-të në vitin 2015. Rouhani ka një përvojë të gjatë në qeverisje dhe gëzon mbështetje në qarqet fetare, por shihet me dyshim nga konservatorët e skajshëm.

Në listën e kandidatëve të mundshëm është edhe Hassan Khomeini, nipi i themeluesit të Republikës Islamike, i cili gëzon peshë për shkak të mbiemrit dhe lidhjeve me aparatin e sigurisë. Nga ana tjetër, djali i Khameneit, Mojtaba, duket se nuk është një kandidat real, pasi babai i tij është shprehur kundër trashëgimisë familjare të pushtetit. Ndërsa lëvizjet në majat e shtetit kanë nisur prej kohësh, pyetja e madhe mbetet se si do të reagojë populli iranian, i cili pas shtypjeve të dhunshme të protestave, duket i vendosur për një ndryshim të vërtetë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHËNOHET SULMI I PARË IRANIAN DREJT EVROPËS/ Sekretari britanik i Mbrojtjes: Kapëm dy raketa të lëshuara drejt Qipros
Previous article PROTESTA E PD/ Rama viziton “Vilën 31”: Artistët i gjeta të traumatizuar, turp për gjykatësit që lirojnë keqbërësit

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJET TRUMP-MELONI/ Le Pen: Ishte fyese, por nuk besoj se ndikon në prishjen e raporteve të dy vendeve Botë

PËRPLASJET TRUMP-MELONI/ Le Pen: Ishte fyese, por nuk besoj se ndikon në prishjen e raporteve të dy vendeve

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij Aktualitet

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij

PAS PËRFUNDIMIT TË FJALIMEVE/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës Aktualitet

PAS PËRFUNDIMIT TË FJALIMEVE/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT