• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VDEKJA E KATËR TURISTËVE RUSË NË GOLEM/ Eksperti: Ka dyshime të forta se u vranë nga shërbimet sekrete të Rusisë
Home
Aktualitet
Kronikë

VDEKJA E KATËR TURISTËVE RUSË NË GOLEM/ Eksperti: Ka dyshime të forta se u vranë nga shërbimet sekrete të Rusisë

23 March, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Vdekja e katër turistëve rusë që ka ndodhur në tetor të vitit që lamë pas, në Golem akoma është një mister, sipas profesorit të Kriminologjisë, Ervin Karamuço tashmë pas 5 muajsh nga hetimet kanë dalë në dritë disa fakte që ato mund të jenë vrarë nga substanca nervore.

I ftuar në studion e ABC Live, Karamuço është shprehur se një ndër shkaqet kryesore që çoi në humbjen e jetës së familjes ruse në vendin tonë, është se kryefamiljari rus Sergei Burenkova, ka qenë kolonel në ushtrinë ruse dhe ka qenë pjesë e dy luftërave ndaj Çeçenisë, ku janë kryer krime të rënda njerëzore.

Profesori i kriminalistikës është shprehur ndër të tjera se informacionet që ai ka pasur mund të jenë dhe shkak që vetë shërbimet sekrete ruse ta kenë gjurmuar dhe vrarë.

Ai ka theksuar se një ndër dyshimet kryesore mund të jetë ndonjë nga shoqëruesit e familjes ruse, pasi ato udhëtonin në një grup prej 12 vetash dhe sot aktualisht tre prej tyre janë nën hetim.

“Për gjashtë muaj ne nuk folëm por megjithatë kanë dalë në pah disa dokumente. Një prej pjesëtarëve është kolonel deri në vitin 2016 në federatën ruse që merrte pjesë në disa misione. Siç ishte ajo në Çeçeni që e bën një person shumë problematik, dhe është e çuditshme sesi është futur në vendin tonë .Ai kishte shkuar në Maqedoni dhe mbase mund të ishte me një mision sekret dhe mbase nuk e dimë nëse ai kishte

Dy vende të NATO-s kanë vrarë 4 turistë rus, ndaj nga ana e institucioneve shqiptare kjo situatë është bërë në mënyrë të kujdesshme. Teknika që u ofrua i përkiste vendeve të NATO-s dhe për të gjithë llojet e helmeve që janë përdorur pasi kjo ishte hera e parë që ndodhi në Shqipëri dhe vijon ende hetimi.

Janë elementë që nëse ti i përzien dhe i fut në një aparaturë të posaçme rrisin efektin e tyre që janë shkatërruese për shëndetin që mund të transportohen me anë të një shisheje parfumi.

Hetimi është bërë me protokolle të zakonshme dhe nuk janë hetuar sendet personale të grupit pasi mes tyre mund të gjendej diçka, pasi me daljen e anëtarëve të tjerë të grupit mund ti kenë zhdukur. Në Shqipëri kanë ardhur një grup prej 12 personash dhe tre prej tyre vijojnë të jenë nën hetim. Ngjarja ka ndodhur me 15 tetor ndërsa me datë 18 tetor Rusia ka shpallur përfaqësinë e saj në NATO, këto janë reaksione që ndodhin zinxhir, kam dyshimet e mia se mund të jetë inskenuar një plan për të gjetur pretekst jo vetëm në godinën e NATO-s por edhe në vendet anëtare në NATO si një mënyrë për ta kthyer në një konflikt më shumë se diplomatik”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai është shprehur se fillimisht nga ana e autoriteteve ruse është mohuar se ai ishte një kolonel i ushtrisë ruse vite më parë.

Për shkak të strategjisë ruse që po ndjek vitet e fundit duket se dhe zgjedhja e vendit të vrasjes së tij që është një vend anëtarë në NATO siç është Shqipëria.

Deri më tani nuk dimë asgjë nga hetimet dhe të dhënat që zotërojnë autoritetet ruse, por sipas Karamuços institucionet shqiptare kanë arritur që ta menaxhojnë më së miri deri më tani hetimin për këtë ngjarje.

“Ambasadori rus e mohoi zyrtarisht dhe tha se nuk ka mbajtur asnjë funksion ushtarak besoj se një informacion të tillë e fshehu për të mos i dhënë publikut një ushqim dhe si duket ambasadori zgjodhi që këtë informacion ta mbante të fshehtë dhe i cili doli pas 5 muajsh. Të jesh kolonel i ushtrisë ruse dhe të kesh marrë pjesë në dy luftëra do të thotë që të jesh pjesë e masakrave dhe që mund të kishte shumë informacion. Në vitin ’99 Rusia ka pasur një 11 shtator ku nga shpërthimet në dy pallate janë vrarë 300 banorë dhe mbi 1 mijë të tjerë u plagosën dhe autoritetet ruse e faturuan një gjë të tillë myslimanëve. Ato e quajtën 11 shtatori për shkak të tillë.

Më pas hetimet treguan se myslimanët e radikalizuar të Çeçenisë nuk kishin lidhje por që kjo ishte një lojë e ushtrisë ruse. Por nuk duhet nëse ky person që ka humbur jetën në Shqipëri ka pasur apo jo informacione në lidhje me një ngjarje të tillë. Por deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me hetimet që janë marrë nga Rusia. Kjo ngjarje që ne po flasim mund të ketë pasur një qëllim për destabilizim që janë përpjekur që ta risjellin përmes turizmit.

Qeveria shqiptare dhe institucione tona inteligjente në këtë ngjarje kanë arritur ta menaxhojnë në një mënyrë të qetë të gjithë këtë ngjarje”, është shprehur ai ndër të tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Italia sekuestron më në fund super jahtin luksoz të Putinit, çdo pjesë e tij me mermer ose ar
Previous article DYSHOHET SE JANË PREKUR NGA GRIPI I SHPENDËVE/ Ngordhin rreth 200 pula në një fshat në Dibër

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren Aktualitet

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren

TJETËR AKSIDENT NË FIER/ Automjeti "merr para" një person me biçikletë Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË FIER/ Automjeti "merr para" një person me biçikletë

E RËNDË NË VELIPOJË/ I shpërtheu tubi i gazit në mjetin lundrues, 39-vjeçari pëson djegie në trup Aktualitet

E RËNDË NË VELIPOJË/ I shpërtheu tubi i gazit në mjetin lundrues, 39-vjeçari pëson djegie në trup

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT