Detaje të reja janë mësuar për vdekjen e fëmijës 3 vjeç në Durrës. Në spitalin e Durrësit bëjnë me dije se fëmija ka qenë duke ngrenë kur kanë nisur komplikacionet e para.
Po ashtu të njëjtat burime bëjnë me dije se fëmija teksa po hante supë i janë bllokuar rrugët e frymëmarrjes.
Shkaku për vdekjen tragjikë te fëmijës 3 vjeçar në Durrës mësohet të ketë qenë asfiksimi pas bllokimit të rrugëve të frymë marrjes, bëjnë të ditur burimet për Panorama.
Informacion paraprak
Më datë 05.04.2018, rreth orës 13:15, në lagjen Nr.4 Durrës, nga një kopësht privat është dërrguar në Spitalin Rajonal Durrës në gjendje të rëndë ku ka ndëruar jetë fëmija më iniciale D.Z. 3 vjeç, banues në Durrës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


