• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VDEKJA E BUSH/ Berisha: Dielli u shua për Heroin e lirisë së kombit amerikan
Home
Politikë

VDEKJA E BUSH/ Berisha: Dielli u shua për Heroin e lirisë së kombit amerikan

1 December, 2018 Isa.Autor Politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka shprehur ngushëllime familjes Bush për humbjen e ish-presidentit George H. Bush në moshën 94-vjeçare. Me një mesazh të ndjerë në faqen e tij në “Facebook” Berisha shkruan se dielli u shua përgjithmonë për Heroin e lirisë së kombit amerikan dhe mbarë njerëzimit.

Ai thotë se e kishte mik ish-presidentin George H. Bush duke rrëfyer takimet me të në SHBA por dhe në Shqipëri si dhe vizitën private në shtëpinë në Huston me bashkëshorten e tij Liri Berisha.

Ish-kryeministri shkruan se sot në dhimbje dhe zi janë popujt liridashës të botës dhe në veçanti popujt që vuajtën nga diktaturat komuniste.

STATUSI I BERISHËS
Dielli u shua për Heroin e lirisë së kombit amerikan dhe mbarë njerëzimit, Presidentin George H. Bush!

Të dashur miq, për mikun e madh të shqiptarëve, heroin e lirisë së kombit amerikan dhe mbarë njerëzimit, ish-presidentin e SHBA, George H. Bush dielli u shua përgjithmonë!

Kjo është një ditë dhimbje dhe zie për kombin e madh amerikan, që kishte tek Ish- presidenti Bush heroin e pavdekshëm të lirisë së tij, i cili në moshën 18- vjeçare, si pilot i flotës së SHBA luftoi për lirinë e vendit të tij dhe mbarë njerëzimit. SHBA dhe kombi amerikan humbën shërbëtorin e tyre më të përkushtuar të kohës, amerikanin e madh, burrin, shtetasin që me virtytet, integritetin, fisnikërinë, vizionin e tij përmbushi me nder e dinjitet në karrierën e tij brilante të gjitha detyrat, misionet e mëdha, në diplomaci, Kongresin, drejtimin e Agjencisë Qendrore të Zbulimit dhe në Shtëpinë si Zëvendës President dhe më pas si Presidenti i 41 i SHBA.

Por sot në dhimbje dhe zi janë popujt liridashës të botës dhe në veçanti popujt që vuajtën nga diktaturat komuniste, të cilët humbën sot mikun e madh të çlirimit të tyre nga regjimet e tyre totalitare.
Presidenti i George H. Bush përdori fuqinë e vendit të madh të lirisë për të mbështetur rënien e perdes së hekurt dhe çlirimin e popujve të shtypur nga regjimet komuniste. Ai, si një shtetar vizionar mbështeti rënien e murit të Berlinit si fitore të lirisë së kombit gjerman por dhe mbarë njerëzimit.

Në dhimbje dhe zi është sot kombi ynë, që kishte tek presidenti George H. Bush njërin prej miqve më të dashur, më të mëdhenj, më kryesor të të gjitha kohërave të lirisë së tij.
Presidenti George H Bush ishte mbështetësi më kryesor i përpjekjeve të shqiptarëve për ndërtimin e demokracisë në Shqipëri dhe me ultimatumin, vijën e kuqe të krishtlindjeve të vitit 1992, ai mbrojti qytetarët e Kosovës nga barbaritë e Kasapit të Ballkanit.

Por sot në dhimbje jemi dhe unë dhe familja ime, pasi kam humbur mikun tim më të shquar, më të dashur. Unë kam pasur fatin dhe privilegjin e veçantë të gëzoj miqësinë e tij, të cilën do ta ruaj përjetë si gjënë më të çmuar. Në hapat e mia të para në politikë kam pasur nderin e madh të pritem nga Presidenti George H Bush në Shtëpinë e Bardhë në vitin 1992 si presidenti i sapo zgjedhur i Shqipërisë. Më pas kam pasur kënaqësinë e veçantë të pres mikun tonë të madh dhe zonjën Barbara Bush dy herë në Shqipëri në vizitat e tij miqësore si ish- president i SHBA si dhe të pritem prej tyre me bujari dhe përzemërsisht në një vizitë private se bashku me Lilin në shtëpinë e tyre në Huston, Teksas.

Me këtë rast shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera Presidentit George Ë. Bush dhe të gjithë familjes së madhe Bush, autoriteteve dhe kombit të madh amerikan dhe i lutem Zotit sëbashku me ta që shpirti i ish-presidentit Bush, mikut tim të madh dhe të kombit shqiptar, heroit të lirisë së kombit amerikan dhe mbarë njerëzimit, të prehet në paqe! sb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U VETËPLAGOS ME ARMË/ Policia arreston 39 vjeçarin. E pësuan edhe 3 shokët e tij sepse...
Previous article SFIDA NDAJ WERDER BREMEN/ Bayerni kërkon fitore në Bundesliga, ja formacionet zyrtare... (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

ARKËMORTI NË PROTESTË/ Berisha: Përsëritën 20 Shkurtin e 1991, i organizuan Ramës me simbolizma funeralin politik Politikë

ARKËMORTI NË PROTESTË/ Berisha: Përsëritën 20 Shkurtin e 1991, i organizuan Ramës me simbolizma funeralin politik

PUBLIKON PAMJET NGA PROTESTA/ Rama: ‘Arkivoli politik’ është simbol i së shkuarës dhe nuk duhet të rikthehet Breaking News

PUBLIKON PAMJET NGA PROTESTA/ Rama: ‘Arkivoli politik’ është simbol i së shkuarës dhe nuk duhet të rikthehet

AKTI NORMATIV PËR BUXHETIN 2026/ Rama: Ekonomia u rrit përtej parashikimeve, bonus për pensionistët dhe mbështetje sociale Politikë

AKTI NORMATIV PËR BUXHETIN 2026/ Rama: Ekonomia u rrit përtej parashikimeve, bonus për pensionistët dhe mbështetje sociale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT