• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VDEKJA E 48-VJEÇARES NË BASHKINË E LUSHNJËS/ Sefa: Kërkoi ndihmë shtesë për babanë, gjatë takimit u ndje keq
Home
Politikë

VDEKJA E 48-VJEÇARES NË BASHKINË E LUSHNJËS/ Sefa: Kërkoi ndihmë shtesë për babanë, gjatë takimit u ndje keq

29 December, 2022 s.autor Politikë

Bashkia e Lushnjës ka reaguar pas lajmit për vdekjen e 48-vjeçares Shpresa Cani në ambientet e bashkisë. Sipas Bashkisë së Lushnjës, 48-vjeçares nuk i është ndërprerë ndihmë ekonomike, por ajo trajtohet me KEMP, një pagesë prej 11 915 lekë në muaj.

Bashkia pretendon se 46-vjeçarja ka shkuar për t’i kërkuar që të gjendje një mundësi dhe të mbështetej financiarisht edhe babai i saj. Në atë moment, Bashkia thotë se ëshët thirrur Drejtoreshën e Shërbimit Social për ta oarë si mundësi dhe ranë në dakordësi për kërkesa të shihej në muajin janar. Sipas Bashkisë, në atë moment 48-vjeçarja është ndjerë keq dhe është thirrur menjehërë ambulanca.

“Bashkia e Lushnjës përmes Kryetares se Bashkisë Eriselda Sefa nisur nga informacioni jo i verifikuar dhe abuziv i shpërndarë në media lidhur me ndarjen nga jeta të shtetases Shpresa Cani, 48 vjeçe, banuese në Çanakaj të Njësisë Fiershegan, dëshiron të sqarojë opinionin publik, duke i shprehur fillimisht ngushëllimet më të sinqerta familjes Cani. Sa i përket ngjarjes, sqarojmë se të mërkurën rreth orës 11:00 pranë Zyrës së Informacionit është paraqitur shtetesja Shpresa Cani e cila kërkoi takim me Kryetaren e Bashkisë Eriselda Sefa.

Pak minuta më vonë Kryetarja e Bashkisë priti në zyrë të interesuarën e cila ishte e përfshirë që nga viti 2007 në kategorinë PAK si Invalide e plotë nga KMCAP me diagnoze Drepanocitoze Hemozigote (sëmundje gjaku), me pagese mujore 11 915 lekë. Shtetesja Shpresa Cani deklaroi që jetonte vetëm me babain dhe kërkoi nga Bashkia që përveç trajtimit me KEMP nga KMCAP, të gjendej një mundësi për ndihme shtesë për të dhe babain e saj edhe nga ky institucion.

Pasi dëgjoi shqetësimin e Zonjës Cani, Kryebashkiakja Sefa thërriti Drejtoreshën e Shërbimit Social pranë bashkisë Lushnje për të parë mundësinë e ndihmës shtesë nga buxheti bashkiak, përveç pagesës së invaliditetit. Pati një dakortësi që në janar të shihej mundësia për ta futur në skemat e ndihmës nga buxheti bashkiak, mirëpo në një moment Zonja Cani është ndjerë keq. Menjëherë është njoftuar ambulanca dhe shefi i Komisariatit Lushnjë, z.Edvin Ndreu. Ambulanca mbërriti brenda pak minutash në ambientet e Bashkisë duke transportuar pacienten drejt Spitalit dhe pak çaste më vonë mbërritën edhe efektivet e komisariatit Lushnjë.

Bashkia e Lushnjës përmes Kryetares së Bashkisë përgënjeshtron dhe shpreh keqardhje për informacionet abuzive të shpërndara në media lidhur me dinamiken e ngjarjes. Në ambientet e bashkisë Lushnje dhe aq më pak në zyrën e kryebashkiakes, nuk ka pasur asnjë debat mes Zonjës Cani dhe përfaqësuesve të Bashkisë, përkundrazi pati gatishmëri për të dhënë ndihmë shtesë për të interesuarën. Sqarojmë gjithashtu që Zonja Cani është trajtuar me ndihma emergjente sipas programeve të miratuara nga Këshilli Bashkiak.

Sjellim në vëmendje të mediave dhe të opinionit publik se e ndjera Shpresa Cani nuk ka qënë e trajtuar me ndihme ekonomike (sikurse publikuan disa media) pasi ajo trajtohej me pension invaliditeti! Përsa më sipër, duke shprehur keqardhje mbi dezinformimin mbi ngjarjen, lutemi që mediat të jene serioze dhe të mos abuzojnë me informacionin e publikuar, aq më tepër që përpara publikimit të lajmeve nuk ka pasur asnjë kontakt për të dëgjuar zyrtarisht reagimin e Bashkisë për këtë ngjarje”, thuhet në reagim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHERRI U SOLLI POLICINË NË DERË/ Dy shqiptarët tentojnë të arratisen nga çatia
Previous article "TY S'TË KURSEJ FARE, TË HA ME DHËMBË"/ Aktori kapet me Luizin: Dy kafshata të kam!

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Kryeministri Rama mbërrin në Korçë për takimin mbi Reformën Territoriale, e shoqëron djali i tij, Gregu Politikë

FOTOLAJM/ Kryeministri Rama mbërrin në Korçë për takimin mbi Reformën Territoriale, e shoqëron djali i tij, Gregu

RAMA DREJT SHBA PËR ASAMBLENË E OKB/ Do mbajë fjalim më 25 shtator, do marrë pjesë dhe në galanë e dekorimit të Trump, takim me shqiptarët Politikë

RAMA DREJT SHBA PËR ASAMBLENË E OKB/ Do mbajë fjalim më 25 shtator, do marrë pjesë dhe në galanë e dekorimit të Trump, takim me shqiptarët

DAJA I SAJ PLAGOSI ME DRAPËR ISH-VJEHRRIN/ Reagon për herë të parë Zegjine Çaushi: Kur i takova, u thashë që... Politikë

DAJA I SAJ PLAGOSI ME DRAPËR ISH-VJEHRRIN/ Reagon për herë të parë Zegjine Çaushi: Kur i takova, u thashë që...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT